Elbasan/ Taksistët në protestë kundër kryebashkiakut: Licensoi kompani me makina elektrike, ne mbetem pa punë

ELBASAN- 70 taksistë u ngritën sot në protestë kundër bashkisë së Elbasanit, e cila sipas tyre favorizon një kompani private që ofron shërbimin taksi me automjete elektrike.

Fillimisht taksistë e verdha parakaluan në bulevardin kryesor te Elbasanit dhe në pas u stacionuan para godinës së bashkisë.

Ata i kërkojnë bashkisë të mundësojë konkurencë të ndershme dhe të subvensionojë taksistët e vjetër në kalimin nga automjete me nafte ne automjete elektrike.

Drejtoresha e Transportit në Bashkinë e Elbasanit, Alba Canaj tha se janë 94 vendqëndrime të miratuara me vendim të Këshillit Bashkiak të cilat nuk mund të jenë të dekiduara vetëm për taksitë e verdha.

'Në rastin e kërkesave që paraqesin operatorët e sistemit të transportit të taksive 4+1, me gjithë qasjen tonë dhe takimet e diskutimet që kemi pasur edhe më herët, organizimi dhe procedurat me të cilat bashkia operon, të paktën sa u përket vendqëndrimeve janë të miratuara me vendim të Këshillit Bashkiak.  Në bazë të vendimit të Këshillit Bashkiak të janarit të vitit 2020 janë përcaktuar në total 94 vende qëndrimi për taksi 4+1, që do të thotë kemi më shumë vende qëndrimi se taksi të licensuara.

Mjete taksi 4+1 me karburant apo flota elektrike janë më pak në numër  se vendet e qëndrimit të përcaktuara për to në qytetin e Elbasanit.  Kjo nuk sjell konflikt brenda llojit. Mund të kishim problematika vetëm nëse nuk do të kishim vendqëndrime të mjaftueshme.  Nga ana tjetër përsa i përket konkurencës së pandershme, bashkia e Elbasanit bashkëpunon me Policinë Bashkiake dhe atë të Rrugore për të moslejuar taksitë e paligjshme', tha ajo. 

Bashkia e Elbasanit nuk u dha zgjidhje problematikave të taksistëve, të cilët thanë se do të vazhdojnë protestat çdo javë në rrugët e qytetit derisa të marrë fund konkurenca e pandershme dhe qasja klienteliste e pushtetit lokal. 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 24/01/2025 12:22

    Nuk e kuptova. Këta kërkojnë që mos të operojnë taksi elektrike, apo çfarë? Jo për gjë, por nëse kërkojnë diçka të tillë tregojnë vërtetë mungesë inteligjence, se s’ka shpjegim tjetër!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

1.5 milionë të huaj më shumë se 2023-shi! Sa vizitorë pati Shqipëria 1 vit më parë?

1.5 milionë të huaj më shumë se 2023-shi! Sa vizitorë pati Shqipëria 1 vit më parë?