Taksistët e Lezhës ngrihen në protestë: Na kanë përjashtuar nga shërbimi për ‘Festivalin Unum’, do të sjellin taksi nga Tirana! Policia shoqëron një prej tyre: Bëri thirrje për dhunë

Përjashtimi nga shërbimi për “Festivalin ndërkombëtar të muzikës elektronike Unum”  që do të mbahet ne Shëngjin nga data 1 deri me 6 qershor ka ngritur në proteste taksistët e Lezhës. 

Ata janë mbledhur para bashkisë së Lezhës, duke paralajmëruar se nuk do të lejojnë kompani nga Tirana për të operuar ne Lezhë, pasi diçka e tillë është e ndaluar.

Taksistët kërkojnë takim me kryebashkiakun e Lezhës, por deri tani nuk janë pritur nga ky i fundit.

“Ne na kanë përjashtuar nga juridiksioni i bashkisë si taksi në licencuara dhe kanë sjellë kompani të tjera të operojnë nën juridiksionin e bashkisë, kjo është arsyeja pse jemi mbledhur këtu para bashkisë, bëmë kërkesë për takim, por nuk na pranojnë, tani na nxjerrin termin tjetër që tagrin nuk e ka bashkia, por ministria”, tha njëri prej taksistëve të pranishëm.

Ata paralajmëruan se do të vazhdojnë protestat deri edhe në bllokimin e rrugës.

“Do të bllokojmë rrugën, do të protestojmë do njoftohemi me policinë e shtetit, kjo gjë nuk është e pranueshme, ne paguhemi në këtë bashki, pse duhet të vijnë bashkitë e Tiranës? Ne nuk na lejohet të  operojmë në asnjë qytete tjetër, as në qarkun e Lezhës, për shembull në Rrëshen, taksitë e Lezhës nuk lejohen të ngarkojnë nga Rrësheni për në Lezhë, dhe jo të vijnë të Tiranës apo të qarqeve të tjera të vijnë të operojnë këtu”, u shpreh njëri prej taksistëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:09
Policia shoqëroi taksistin në Lezhë, kolegët mblidhen në protestë para komisariatit: Lirojeni

 

Drejtuesit e mjeteve të transportit taksi në Lezhe janë mbledhur para komisariatit të policisë, me mbështetje të kolegut të tyre, i cili është ndaluar nga policia prej 2 orësh. Ata kërkojnë lirimin e menjëhershëm të taksistit të ndalur sipas tyre padrejtësisht nga policia.

Sipas burimeve taksisti Lek Marlekaj do të ndiqet penalisht, pasi gjatë prononcimit te tij për mediat ne protestën e zhvilluar paraditen e kësaj të marte para Bashkisë Lezhë ka bërë thirrje për dhunë. Reagimi i drejtuesve te mjeteve taksi, erdhi prej përjashtimit të tyre nga shërbimi në festivalin UNUM që do të mbahet në Shëngjin.

Ora 18:12
Protesta e taksistëve në Lezhë, policia shoqëron një prej  tyre: Bëri thirrje për dhunë

Protesta e taksistëve para bashkisë Lezhë, policia shoqëron në komisariat taksistin Lek Marlekaj. Sipas burimeve Marlekaj do të ndiqet penalisht, pasi gjatë prononcimit te tij për mediat ka bërë thirrje për dhunë. Taksistet po mblidhen sërish në protestë para komisariatit të policisë, për të kërkuar lirimin e kolegut të tyre. Reagimi i drejtuesve te mjeteve taksi, erdhi prej përjashtimit të tyre nga shërbimi në festivalin UNUM që do të mbahet në Shëngjin.

S.C/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Student: 31/05/2022 12:12

    Po po se kerkojne taksixhit e Lezhesh nga 50euro per nje udhetim qe normalisht kushto 5 euro. Apo kjo nuk quhet e drejt3

    Përgjigju
  • Mark: 31/05/2022 10:45

    Taksistet kane shume te drejte. Kush eshte UNUM- qe ben ligjin ketu? Taksistet qe kane license ne qarkun e Lezhes dhe paguajne taksa aty duhet te lejohen te operojne. e jo kompani qe nuk jane rezident ne lezhe e qe nuk paguajne taksa ne bashki te tjera

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

  PAMJET E RENDA/ U ekzekutua para pallatit, momenti kur biznesmeni Eduart Reçi qëllohet me plumb në kokë dhe bie në tokë

PAMJET E RENDA/ U ekzekutua para pallatit, momenti kur biznesmeni Eduart Reçi qëllohet me plumb në kokë dhe bie në tokë