Talebanët qëllojnë një civil gjerman gjatë rrugës për në aeroportin e Kabulit

Talebanët qëllojnë një civil gjerman gjatë rrugës për në aeroportin e Kabulit

Rruga drejt aeroportit të Kabulit, pas çdo ore që kalon fillon të duket si një mision i pamundur.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se një civil gjerman u qëllua nga talebanët ndërsa shkonte drejt aeroportit të Kabulit, por nuk është në gjendje  të rëndë për jetën.

 “Një civil gjerman u plagos nga një goditje me armë zjarri gjatë rrugës për në aeroportin e Kabulit. Ai po merr kujdes mjekësor, por jeta e tij nuk është në rrezik dhe ai do të evakuohet së shpejti, "tha zëdhënësja e qeverisë gjermane.

Ndërkohë, një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes në Berlin tha se Gjermania do të dërgonte dy helikopterë të lehtë në Kabul për të evakuuar gjermanët në rrezik ose të vendosur në rajone të largëta.

Në ambientit e jashtme të aeroportit vazhdojnë të ketë grupe të mëdha njerëzish ndërkohë që talebanët po shtrëngojnë lëvizjet dhe pengojnë qytetarët të largohen nga vendi.


Lajmi kryesor:

Rifillojnë fluturimet në Kabul, Biden: Kemi marrëveshje me talebanët, amerikanët do lejohen të kalojnë! OKB: Po gjurmohen bashkëpunëtorët e NATO, do ketë ekzekutime masive


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren