Futbollisti 19-vjeçar, që është transferuar vetëm pak ditë më parë te skuadra e Borusia Mynshengladbah, duhet të zgjedhë mes pjesëmarrjes në eliminatoret e Ligës së Kampioneve me klubin e tij të ri, apo të shkojë me kombëtaren në këtë aktivitet, pasi datat përplasen.
Sipas udhëzimit të FIFA-s, klubi është i detyruar të lëshojë lojtarët për një aktivitet të tillë, ndaj mbetet në dorën e futbollistëve të vendosin. Në këtë situatë, kosovari ka preferuar t’i qëndrojë besnik klubit dhe jo përfaqësueses zvicerane, ndonëse kjo mund t’i sjellë probleme në të ardhmen.
“Unë jam një tifoz i Bundesligës dhe pres që të kem një rol të madh në sezonin e ardhshëm me skuadrën. Pres me padurim që të luaj në eliminatoret e Ligës së Kampioneve”.
“Unë dua të qëndroj këtu në mënyrë që të njoh trajnerët dhe lojtarë e tjerë. Borusia është me ë rëndësishme se Lojërat Olimpike”, deklaroi mesfushori kosovar, i cili me sa duket ka vendosur të braktisë Zvicrën në këtë aktivitet. Deklarata e futbollistit ka kënaqur drejtuesit e klubit gjerman, të cilën nuk do të dëshironin që lojtari të humbte fazën përgatitore me klubin.
“Lojtari ka të drejtë të bëjë zgjedhjen tij. Koha e zhvillimit të aktivitetit është shumë e keqe. Duhet të kemi kujdes nëse blejmë lojtarë të tjerë pasi mund të mos i kemi për këto ndeshje të rëndësishme”, deklaroi shefi i klubit Maks Eberl.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com