Talenti kosovar: Nëse më ftojnë, gati
të luaj për Shqipërinë,idhull Ronaldo

Talenti kosovar: Nëse më ftojnë, gati<br />të luaj për Shqipërinë,idhull Ronaldo
“Unë jam i gatshëm nëse trajneri De Biasi dëshiron të më ftojë. Kjo është një ëndërr e cila do të bëhet realitet në momentin e ftesës.

Shpresoj që do të ndodhë në një të ardhme të afërt”ka deklaruar një tjetër talent shqiptar, Milot Rashica, që luan në kampionatin holandez, aktualisht në kombëtaren U-21 kuqezi.
 
Ndërsa përsa i përket një ftese të mundshme nga Kosova nëse pranohet në UEFA, ai la gjithçka të hapur “Nuk mund të them asgjë nëse do të vazhdojë të luaj për Kombëtaren shqiptare kur Kosova do të pranohet në UEFA.
 
Për këtë do të flasim kur të vij koha. Për momentin zgjedhja ime e parë është Shqipëria”, ka shtuar më tej Rashica.
 
Idhulli i talentit shqiptar është “Mua më pëlqen më shumë Ronaldo se sa Messi.
 
Kur kam kohë, gjithmonë shikoj videot e tij në YouTube dhe tentoi të përmirësoj lëvizjet e mia duke mësuar sa më shumë nga ai”, ka përfunduar sulmuesi kosovar, që shënoi në fitoren e skuadrës së tij Vitesse në ndeshjen ndaj De Graafschap 3-0.

Aktualisht Milot Rashica është pjesë e kombëtares Shpresa, U-21 teksa shënoi golin e vetëm për Shqipërinë në humbjen nga Portugalia në fillim të shtatorit.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim