Skuadra kryesuese e La Ligës spanjolle, Real Madridi vazhdon të monitorojë situatën e Luka Modricit në kampin e Tottenham, në një kohë kur ofertat për futbollistin ballkanas shtohen dita ditës.
Mesfushori kroat kishte bërë të ditur se do të largohet nga skuadra e Spurs, nëse këta të fundit nuk ia dalin të kualifikohen në Ligën e Kampionëve, për sezonin e ardhshëm.
Kjo, sipas të përditshmes spanjolle El Mundo Deportivo, e favorizon ekipin madrilen. Mirëpo, për ta bërë të vetin 26-vjeçarin, ‘Los Blancos’ duhet ta mposhtin konkurrencën e Manchester Unitedit e Chelsea, ekipe këto që e kërkonin përfaqësuesin kroat që nga viti i kaluar.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com