Ares Ferhati, tenisti shqiptar vetëm 10 vjeç, ka triumfuar në turneun e radhës së tenisit të zhvilluar në Maqedoninë e Veriut dhe që quhet ‘Chery Cup’.

Ares ishte vetëm një nga 150 konkurentët nga të gjithë vendet e rajonit dhe tregoi talentin e tij duke u shpallur kampion në kategorinë e moshës 10-vjeçare, ndërkohë që ka fituar vendin e tretë në këtë turne në kategorinë e 11 vjecarëve.

Gjithashtu Ares ka fituar edhe vendin e pare ne kategorine Double, sebashku me Ivan Trpkovski.

Paraqitja e tenistëve shqiptarë në këtë turne ka qënë fantastike ndërkohë që Ares Ferhati është përgëzuar edhe nga organizatorët si një talent i së ardhmes në sportin e tenisit.

Suksesin kuqezi në këtë turne ndërkombëtarë e ka përshëndetur edhe Federata Shqiptare e Tenisit e cila në rrjetet sociale ka shpërndarë edhe fotot e kampionëve në këtë event.

Ferhati tashmë e kthyer në refren të çdo kompeticioni fitimin e trofeve, ndërkohë që ky është turneu i parë jashtë kufijve të Shqipërisë që shpallet fitues absolut në të gjitha duelet.

Talenti, i ndërthurur me stërvitjen e palodhur janë çelësi i suksesit, ndërkohë që këtë emër mesa duket ta fiksojmë gjatë në këtë sport pasi të dhënat flasin që tani për një kampion.