Talli në rrjetet sociale Melonin për gjatësinë, gazetarja italiane gjobitet me 5 mijë euro

Talli në rrjetet sociale Melonin për gjatësinë, gazetarja italiane gjobitet me 5 mijë euro

Giorgia Meloni

Një gjykatë në Itali ka urdhëruar një gazetare që t'i paguajë 5,000 euro dëmshpërblim kryeministres, Giorgia Meloni, pasi u tall me gjatësinë e saj në mediat sociale.

Kjo nuk është hera e parë që gazetarja Giulia Cortes ka tallur kryeministren për gjatësinë.

Në vitin 2021 me anë të një postimi në platformën X, 36-vjeçarja e krahasoi Melonin me diktatorin fashist Benito Mussolini. Ndërsa Meloni ne anë të një postimi në Facebook tha se ajo ishte një foto e falsifikuar dhe avokati i saj do të ndiqte veprime ligjore për këtë çështje.

Pas postimit, gazetarja Cortese reagoi përsëri në rrjetet sociale:

“Reagimi juaj tregon atë që ju jeni: Një grua e vogël” dhe “Ti nuk më tremb mua, Giorgia Meloni. Në fund të fundit, ju jeni vetëm 1.2 metra e gjatë. Unë as nuk mund të të shoh.”

Pas gjobës gazetarja u shpreh se të qenit fajtor për një "shaka" ishte "skandaloze".

“Ka një klimë persekutimi. Nuk e ndjej se kam më liri të shkruaj, sepse pasi të identifikohesh si një gazetar i papërshtatshëm për këtë qeveri, ata nuk lënë asgjë të kalojë,” tha Cortese për Guardian.

Xh.K/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi kërkon që Greqia të heqë ligjin e luftës, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skandali me mikrokreditë, Sejko: S’ka lidhje me firmat piramidale! BSH ka respektuar ligjin! Kreditë e këqija ishin rrezik kombëtar

Skandali me mikrokreditë, Sejko: S’ka lidhje me firmat piramidale! BSH ka respektuar ligjin! Kreditë e këqija ishin rrezik kombëtar