Tangoja ul depresionin dhe stresin

Tangoja ul depresionin dhe stresin
Të vallëzosh tango është një nga mënyrat më efikase për të ulur nivelin e stresit, ankthit dhe depresionit.

Sipas një studimi australian, kombinimi i angazhimit në këtë aktivitet social me lëvizjet dhe përqendrimin ul depresionin dhe një gamë të gjerë simptomash të ngjashme, më mirë se ushtrimet në palestër apo ato të meditimit.

“Praktikimi i tangos argjentinas ka rezultuar më efikas jo vetëm sepse redukton depresionin, por edhe pagjumësinë dhe shqetësime të tjera që verifikohen gjatë gjumit. Ndërsa trajtime të tjera nuk kanë rezultuar kaq efikase”, - ka deklaruar psikologia Rosa Pinniger nga Universiteti i New England.

Pinniger ka krijuar edhe një organizatë, Instituti i Terapisë së Tangos, për të promovuar zgjerimin e programeve terapeutike.

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi