Jo vetëm Shqipëria, një tjetër shtet i pakënaqur me komentet e Braverman për emigrantët! Belize: Plane çnjerëzore

Jo vetëm Shqipëria, një tjetër shtet i pakënaqur me komentet e Braverman për emigrantët! Belize: Plane çnjerëzore

Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar është akuzuar për plane çnjerëzore për dëbimin e emigrantëve. Pas kritikave të marra nga kryetari i Qeverisë shqiptare, Edi Rama, një tjetër shtet është i revoltuar nga sjellja e saj.

Suella Braverman është akuzuar nga ministri i Punëve të Jashtme të Belizesë, Eamon Courtenay, i cili në një deklaratë mohoi se vendi i tij po punonte me Mbretërinë e Bashkuar për të pranuar emigrantë.

Zyrtari nga Belize kritikoi sekretaren e Brendshme për planet e saj të dëbimit të emigrantëve, duke thënë se ato ishin "çnjerëzore".

Courtenay shkroi në Tëitter: “Belize nuk është në negociata me Mbretërinë e Bashkuar apo ndonjë vend tjetër për të pranuar emigrantë.

“Ne nuk do të pranojmë të pranojmë emigrantë të eksportuar. Kjo është çnjerëzore dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”.

Mediat britanike shkruan sot më herët se ‘Home office’ në Britani është në bisedime me një numër vendesh për marrëveshjet e dëbimit. Sipas tyre Braverman po shtynte bisedimet për alternativa ndaj planit të dështuar me Ruandën, Paraguajin, Perunë, Belizenë dhe një vend afrikan.

Mediat britanike shkruajnë se kjo është qeveria e dytë që shqetësohet në dy ditë për trajtimin e krizës së emigrantëve në Mbretërinë e Bashkuar. Ato përmendin deklaratën e kryeministrit Rama për komentet që Braverman kishte bërë për qytetarët e tij. Edi Rama e akuzoi atë për “diskriminim” të shqiptarëve në një sherr të jashtëzakonshëm diplomatik.


Lajmi kryesor:

Rama-sekretares britanike: I neveritur për deklaratat, ushqen ksenofobinë! Britania zbut tonet: Mirënjohje Shqipërisë për bashkëpunimin


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë