Tani e dimë se kur do të vdesim

Tani e dimë se kur do të vdesim
Angli- Doni ta dini se kur do të vdisni? Një pyetje e cila qoftë me humor apo seriozisht ka me mijëra vite që nuk mer përgjigje.

Por sot pa folur për fallxhoret të cilat e shikojnë të ardhmen në letra apo në llumin e kafes ne mund ta dimë këtë gjë.

Këtë gjë e ofron shkenca, e cila me anë të studimeve që ka bërë mund ti ofrojë përgjigje pyetjes, e cila bëhet nga të gjithë por nga ana tjetër i tremben të gjithë:-“ Kur do të vdesim?

Lajmi është raportuar nga Sandey Times.

Hulumtuesit në Universitetin e Lancaster, në fakt, kanë zhvilluar një lazer të aftë për të parashikuar se sa kohë na ka mbetur për të jetuar.

Në fakt makineria e vënë në punë nga anglezët do të ketë funksione më komplekse të tilla si identifikimi i sëmundjeve të rënda si kanceri apo sëmundja e Alzheimer.

Në pamje të parë kjo lloj metode është e thjeshtë. Siç e dimë qelizat tona plaken së bashku me ne dhe si qeniet humane sa më shumë të plaken aq më shumë përkeqësohen dhe reagojnë ndryshe ndaj impulseve.

Një trup i ri është më elastik dhe fleksibël ndërkohë që një trup i vjetër është më i ngadaltë dhe më i ngurtë.

Kërkuesit e Lancaster pozicionojnë në pulsin e njerëzve një dritë lazeri e cila godet qelizat epiteliale duke i bërë të reagojnë.

 Kjo sigurisht që do të ketë një reagim të ndryshëm tek trupat e ri dhe ato të vjetër siç u tha edhe më lart.

Hulutmuesit kanë analizuar të dhënat që jep trupi jonë, duke dhënë më pas një rezultat që varion nga 0 në 100.

Dhe ky numër është ai që na sjell në distanca të afërta ose na largon nga momenti i vdekjes sonë.

Ky studim është akoma në një fazë eksperimentale por studiuesit besojnë se brenda dy ose tre viteve ne do të jemi në gjendje të mësojmë se kur do të vdesim.

Secili mund të zgjedhë mënyrën e tij duke u bazuar në shkencë apo në fantashkencë për ta marë vesh këtë gjë por pyetja që lind është:-“Ti do të doje ta dije kur do të vdesësh?”

(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve