'Tani nuk duhet më loja e bukur,' Daja: Duhet Partizan cinik për titullin

Trajneri i Partizanit Ilir Daja i ka idetë e qartë se si mund ta mbajë vendin e parë deri në fund të kampionatit, një pozicion që të kuqtë e morën pas fitores 1-0 kundër Apolonisë.

‘Nuk duhet të mendojmë që jemi në vend të parë apo që kemi qenë në vend të dytë. Duhet të mendojmë që ashtu siç kemi bërë në 5-6 javët e fundit t’i marrim ndeshjet me seriozitet. Të prodhojmë të njëjtën lojë. Kemi një kontigjent që mund ta përballojmë një javë me intenistet si kjo e fundit me 3 ndeshje. Besoj përveç lojës duhet të jemi edhe cinik në situatën para portës, pasi në këtë moment që jemi rëndësi kanë pikët,’-tha Ilir Daja, trajneri i Partizanit.

Ndërkohë te Vllaznia, e cila ka humbur terren për kreun pas barazimit me Teutën, nuk i pranojnë kritikat.

‘Askush këto vite nuk ka folur te Vllaznia për titull. Ne po krijojmë një Vllazni të re, një skuadër shumë të mirë dhe ndaj një kundërshtari të fortë si Teuta bëmë  një ndeshje pozitive. Duhet të jemi krenar për këtë sezon, por duhet të jemi më të zgjuar dhe më të kujdesshëm në disa raste,'-deklaroi Thomas Brdaric, trajneri i Vllaznisë.

Sakaq te Teuta pavarësisht se humbi kreun janë optimist se në fund do ia dalin për të fituar kampionatin.

‘Kampionati ka edhe shumë ndeshje. Ashtu si kanë rrjedhur gjërat tregojnë se nga java në javë mund të ketë ndryshimë në renditje. Jemi në rrugën e duhur dhe çdo ndeshje duhet ta marim si finale pa u kujdesuar se çfarë bën kundërshtari,'-u shpreh Edi Martini, trajner i Teutës.

Pas 31 javësh kampionat Partizani mban vendin e parë me 57 pikë, më pas vjen Teuta me një pikë më pak, ndërsa Vllaznia renditet e treta me 54 pikë.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kush mendoni se duhet ta drejtojë Partinë Demokratike pas 13 qershorit?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Në prag të sezonit turistik, nis dezinfektimi i zonave në Vlorë dhe Sarandë