Tanini prezanton eksponë "Njolla
të Urta": Secili merr mesazhet që do

Tanini prezanton eksponë të Urta": Secili merr mesazhet që do">
Artisti Eljan Tanini çel ekponë e tij të cilën e përkufizon si aspak personale  të titulluar “Njolla të Urta”. Kjo ekspo do të hap dyert për kureshtarët gjatë ditës së sotme në ambjentet e ish ambasadës Jugosllave në Rrugën e Durrësit. Artisti thekson se kjo lloj ekspoje e sjellë prej tij mund të interpretohet sipas dëshirës së gjithësecilit.
 
“Kur isha 5 vjeç kam mësuar të vizatoj jo nga njerëzit, por nga disa figura që më shihnin. I pari ishte një tigër që Paçoja muratorja e lagjes e krijoi pa e ditur në shkallën e pallatit. Ato ditë me suvatime, më bënë që ti thosha Paços se ke vizatuar një tigër me dhe të zi! Askush nuk donte të na kuptonte, as mua e as figurën prej tigri. Një ditë, figura që kisha në mendje u vizatua me disa merita lumturie se zbulimi që bëra, do më krijonte imagjinatën e vazhdimeve. I shohim kudo. Këto vizatime të rastësishme me ngjyrat e vendeve ku ndodhen jemi ne. Kjo Expo Aspak Personale e titulluar Njolla të Urta, mund të shihet si të duash. Titujt janë personal, ashtu siç unë i kam parë për herë të parë. Njollat e Urta të flasin vetë. Mbase ato janë shpirtrat e kohëve që janë kthyer në figurina. Mbase kështu do të bëhemi edhe ne! I kushtohet ditës kur kam mësuar të vizatoj për herë të parë prej tyre",
shprehet artisti.

Kjo ekspo do të jetë e hapur për 10 ditë në orë18:00.

eljan tenini

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot