Banorët e fshatit Grecalli të komunës Qendër në Fier prej më shumë se 20 vitesh nuk e dinin që kishin prona, tokë truall në fshatin ku banojnë. Këtë fakt ata e kanë mësuar vetëm pas fillimit të punës për ndërtimin e gazsjellësit, nga përfaqësuesit e TAP.
 
Kjo ka qënë edhe arsyeja e protesës së këtyre banorëve në komunën qender ne Fier. Banorëve u ishte ndarë toka në 1991 sipas ligjit 7501, por prona u ishte mohuar duke u thënë se është e shtetit dhe shfrytëzohej nga të tjerë subjekte. 

Grecalli

Përfaqësues të TAP kanë shkuar në dyert e banorëve për tu këkuar certifikatat e pronësisë dhe për të vendosur rreth çmimit të tokës duke i suprizuar ata. Debate të ashpra ka patur me kryeun e komunes, Harrila Mile dhe përgjegjëses së zyrës katadstrale. Në regjistrin kadastral të ZRPP-së rezultojnë se kanë marrë nga 2 dynyme për frymë rreth 100 familje nga fshati Grecalli. 

Grecalli

Në Fier nga projekti TAP preken 5 komuna. Mësohet se TAP nënshkruan kontrata për ndërtimin e rrugëve ndihmëse. Parashikohet të ndërtohen 100 km rrugë dhe do të rehabilitohen 20 ura. Ndëritmi i tyre do të bëhet përgjatë trajektores së tubacionit nga Vishovica, Trestenik, Vithkuq, Shtyllas, Corovode, Kakrukes dhe rrethine e Potomit ne Berat duke dalë në Seman dhe Topojë të Fierit. Këto punime prite të fillojnë në tremujorin e dytë të 2015.
 
  

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)