Përjashtimi është akorduar së bashku me kushte detyruese shtesë. Këto kushte lejojnë ushtrimin e të drejtës së hyrjes pa diskriminim të palëve të treta për të paktën 50% të kapacitetit maksimal prej 20 miliardë metrash kub/vit, me tarifa që reflektojnë kostot dhe sigurojnë pavarësinë e TAP AG si operator i sistemit të transmetimit.
Me përfundimin e ndërtimit, TAP do të jetë një interkonektor madhor, i cili do të hapë Korridorin Jugor të Gazit për furnizimin e Europës me gaz prej burimeve të Kaspikut. Këto sasi të reja gazi, parë nga një perspektivë europiane do të jenë të konsiderueshme për të reduktuar vartësinë e furnizimit me gaz të Bashkimit Europian prej burimeve tradicionale si Rusia, Algjeria dhe Norvegjia veçanërisht të kombinuara me burimet e furnizimit me gaz që importohen në Itali prej Afrikës së Veriut dhe vendeve të tjera.
Arritja e këtij vendimi ishte rezultat një bashkëpunimi të rëndësishëm nëpërmjet Autoriteteve Rregullatorë të dy vendeve anëtare të BE (Italisë dhe Greqisë) dhe Rregullatorit të një Pale Kontraktuese të Komunitetit të Energjisë (Shqipërisë) mbi bazën e paketës së tretë për energjinë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)