TAP, fillon lufta për kontraktorët
e 1,5 mld €, pretendentë libanezët

TAP, fillon lufta për kontraktorët<br />e 1,5 mld €, pretendentë libanezët
ATHINË - Grupet e huaja të ndërtimit, si libanezi “Consolidated Contractors Corp”, ai qipriot J&P dhe gjithë të fuqishmit grekë janë duke përgatitur dhe pretendojnë sipërmarrjen e tubacionit të gazit TAP. 

Edhe pse aksionerët e konsorciumit nuk i kanë marrë ende vendimet e tyre përfundimtare, gazeta greke “Ta Nea” shkruan se me shumë gjasa këta kontraktorë do të ndërtojnë 543 kilometrat e tubacionit në Greqi dhe do të jenë nënkontraktues për kilometrat që kalojnë në tokën shqiptare. 

Sipas “Ta Nea”, për rreth 115 kilometra që do të përshkojë tubacioni në territorin shqiptar, një nga kandidatët pretendohet të jetë grupi libanez i ndërtimit “Consolidated Contractors Corp”, që konsiderohet më i madhi në Lindjen e Mesme.

Ky grup me të ardhurat që këtë vit pritet të tejkalojnë 6 miliardë dollarë, kohët e fundit përfundoi projektin më të madh në botë të lëngëzimit të gazit natyror. Edhe grupi qipriot J&P ka shumë vite përvojë në ndërtimin e tubacioneve të tilla në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. 

Në përgjithësi, për 863 km të TAP, që nga Kopshti i Evros deri në Itali vlerësohet se projektet teknike shkojnë në 1.5 miliardë euro. 

Punimet për ndërtimin e TAP pritet të fillojnë në mes të vitit 2015 dhe do të vazhdojnë afërsisht 3 vjet e gjysmë deri nga mesi i vitit 2018 deri në fillimin e vitit 2019. Më shumë gjasa, përgatitja e shesheve të ndërtimit dhe zonave të magazinimit për tubacionet do të fillojë në mes të vitit 2014.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Aksident në Korçë/ Makina përplas biçikletën, 1 plagosur

Aksident në Korçë/ Makina përplas biçikletën, 1 plagosur