TAP, Gjiknuri firmos mbi tubin
e parë të Korridorit jugor të Gazit

TAP, Gjiknuri firmos mbi tubin<br />e parë të Korridorit jugor të Gazit
AZERBAJXHAN- Është shënuar zyrtarisht fillimi i punimeve për ndërtimin e Korridorit Jugor të Gazit, që nis nga Azerbajxhani për të përfunduar në Itali, në të cilin bën pjesë dhe projekti TAP. Në kryeqytetin Baku, në ceremoninë përkatëse, mori pjesë edhe ministri shqiptar i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri.

Të pranishëm ishin presidentët e Azerbajxhanit Ilham Aliyev, Bullgarisë Rosen Pleneliev, kryeministrat e Gjeorgjisë Irakli Garibashvili, Greqisë Antonis Samaras, Malit të Zi Milo Gjukanoviç. Gjithashtu ishin edhe ministrat e Energjisë të Turqisë Taner Yildiz, britanik Lord Livingston, zv.ministri i Zhvillimit Ekonomik të Italisë Claudio De Vincenti, i dërguari special dhe koordinator për çështjet ndërkombëtare të energjisë në Departamentin amerikan të e Shtetit, Amos Hochstein, etj.

Zyrtarët nga vendet pjesëmarrëse vendosën në mënyrë simbolike firmën mbi tubin e parë të rrjetit “Korridorit Jugor të Gazit”.
 
Gjiknuri

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nxiti protesta masive, presidentja e Gjeorgjisë i vë veton ligjit për 'agjentë të huaj'

Nxiti protesta masive, presidentja e Gjeorgjisë i vë veton ligjit për 'agjentë të huaj'