ATHINE- Marrëveshja tripalëshe për gazsjellësin TAP, e nënshkruar në Athinë më 13 shkurt, i është prezantuar komisionit të politikës së jashtme të parlamentit grek, para se të kalohet në ratifikim.
Ish-ministrja e Jashtme Dora Bakojanis, deputete e Demokracisë së Re të kryeministit Samaras, ka vërejtur se Athina duhej ta kishte përdorur projektin si mjet presioni për marrëveshjen e kufirit detar me Shqipërinë.
Ndërsa përfaqësuesi i Agimit të Artë ka tërhequr vërejtjen se përse marrëveshja përkatëse u nënshkrua nga Athina, “pa u zgjidhur më parë”, siç tha, “çështjet si shelfi kontinental, minoriteti grek dhe tendencat irredentiste të vendit fqinj”.
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com