TAP, Haxhinasto pas nënshkrimit
të marrëveshjes: Jam optimist

TAP, Haxhinasto pas nënshkrimit<br />të marrëveshjes: Jam optimist
ATHINE - Shqipëria, Italia dhe Greqia nënshkruan dje në Athinë marrëveshjen për linjën e re të gazsjellësit TAP, që synon të furnizojë Evropën me gaz nga Azarbaixhani, për ta bërë Evropën më pak të varur prej furnizimit me gaz nga Rusia. Gazsjellësi TransAdritiak kalon nga Turqia në Greqi dhe Shqipëri për të përfunduar në jug të Italisë. TAP-i  është një prej dy projekteve konkurruese për furnizimin me gaz nga Deti Kaspik. Projekti tjetër, Nabuço West, kalon nga Turqia në Bullgari, Rumani dhe Hungari për të përfunduar në Austri. Shtetet e Bashkuara mbështesin krijimin e korridorëve të rinj energjitikë pët të shtuar shumë-llojshmërinë e burimeve energjitike për Evropën, por nuk mbështesin ndonjë projekt të veçantë. Ministri i Energjitikës i Shqipërisë Edmond Haxhinasto, i cili nënshkroi në Athinë marrëveshjen e Gazsjellësit TransAdriatik për palën shqiptare, dha një intervistë për Zërin e Amerikës, në emisionin “Ditari”.

Zoti Haxhiansto, a nënkupton marrëveshja e sotme, që tashmë Greqia, Shqipëria dhe Italia i kanë përfunduar gjithë procedurat paraprake dhe janë në pritje të vendimit të koncorsiumit azerbaixhanas se cili projekt do të zgjidhet për tubacionin?

Po, kështu është. Kjo firmosje e përfundoi të gjithë punën përgatitore që oferta nga gazsjellësi TAP të paraqitet tek konsorciumi i Shah Denizit, i cili do të marrë vendimin përfundimtar në muajin qershor të këtij viti.

Të dyja projektet kanë avantazhe dhe disavantazhe ndaj njeri tjetrit. TAP-i është thënë, duke qënë më i shkurtër është më i lirë për t’u ndërtuar, por ai përfundon në jug të Italisë, larg tregjeve kryesore të Evropës, ndërsa  Nabuço kushton më shtrenjtë por është më pranë tregjeve kryesore pasi përfundon në Austri. Sipash jush cilat janë avantazhet e TAP-it ndaj Nabucos?
Sigurisht, janë disa avantazhe që projekti TAP ka. Së pari, kalon në më pak shtete, pra është më e lehtë për t’u menaxhuar, por edhe për të arritur në marrëveshjen e ndarjes së përgjegjësive përsa i përket ndërtimit dhe menaxhimit të tij. Së dyti, siç e thatë edhe ju, është projekti më i leverdisshëm pasi është më i shkurtër dhe ka përputhshmërinë më të mirë me kapacitetet aktuale të nxjerrjes së gazit në zonën gazmbajtëse të Shah Denizit. Po kështu, kjo do të thotë që edhe kthimi i investimit për këtë projekt është më i miri. Pra, në tërësinë e tyre këta faktorë e bëjnë projektin TAP shumë më të avancuar sesa projekti tjetër. Ka edhe disa aspekte të tjera që kanë të bëjnë edhe me marrëveshjen që nënshkruam sot. Për TAP-in janë përfunduar të gjitha procedurat për t’u paraqitur si projekt i plotë në marrëveshjet e gjithë qeverive, ndërsa për Nabuçon akoma nuk është arritur kjo gjë.
   
Zoti Haxhinasto, në qoftë se zgjidhet TAP-i, cili është afati kohor për ndërtimin e tij?

Është e rëndësishme që njëherë të miratohet, dhe unë jam shumë optimist që kjo gjë do të ndodhë. Së pari të merret vendimi në qershor të këtij viti dhe më pas të fillojë puna për ndërtimin e tij. Parashikohet se deri në vitin 2017 ky projekt do të përfundojë.

Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

  PAMJET E RENDA/ U ekzekutua para pallatit, momenti kur biznesmeni Eduart Reçi qëllohet me plumb në kokë dhe bie në tokë

PAMJET E RENDA/ U ekzekutua para pallatit, momenti kur biznesmeni Eduart Reçi qëllohet me plumb në kokë dhe bie në tokë