DEVOLL - Përfaqësues të Konsorciumit të Gazsjellësit Trans-Adriatik, kanë nisur takimet e para me pronarët e tokave nga ku do të kalojë gazjellësi. Kontraktorët në Shqipëri janë ndalur në komunën Progër të rrethit të Devollit, ku kanë biseduar me pronarët e tokave të fshatit Pilur rreth mundësisë së blerjes apo marrjes me qira të tokës aty ku do të kalojë gjurma e projektit, ndërsa u kanë sqaruar atyre ndikimin e projektit mbi tokën, si dhe u kanë dhënë informacionin e nevojshëm mbi tubacionin e gazit natyror.
Përfaqësuesit e TAP gjithashtu u kanë bërë me dije banorëve se tashmë në këtë fshat janë autorizuar kontraktorët për fillimin e anketimeve dhe mbledhjen e informacionit mbi pronarët e tokave për të plotësuar të dhënat mbi këto prona.
Projekti në fjalë do të kalojë larg zonës së banuar në këtë fshat dhe, sipas përfaqësuesve, pritet të kontribuojë në punësimin e banorëve vendas. TAP do të kërkojë akses të përkohshëm në tokë për korridorin e ndërtimit dhe akses të përhershëm atje ku do të vendosen instalimet, si stacionet e valvulave, por premton kompensim real dhe para fillimit të punimeve në zonë.
Shkrimi u publikua sot (24.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com