TAP, Nishani: Projekt me efekt
të madh për ekonominë e rajonit

TAP, Nishani: Projekt me efekt<br />të madh për ekonominë e rajonit
TIRANE- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka përshëndetur përzgjedhjen e projektit të gazsjellësit trans-adriatik TAP. Sipas Presidentit Nishani, zbatimi i këtij projekti, i cili kalon edhe nëpër Shqipëri, do të sjellë zhvillime pozitive në ekonominë e vendit.
 
“Fakti se Projekti i Gazsjellësit Trans-Adriatik është preferuar nga Konsorciumi i “Shah Denis 2” për transportimin e gazit nga Azerbajxhani në Europë, përbën një lajm shumë të mirë dhe të gëzueshëm pa masë për Shqipërinë, e cila bëhet pjesë e një Projekti tejet të rëndësishëm nga pikëpamja gjeostrategjike, me një efekt të madh për ekonominë dhe energjinë e rajonit dhe, veçanërisht, të vetë Shqipërisë”, theksoi Nishani.
 
Më tej Presidenti, shprehu mirënjohjen për të gjithë partnerët dhe aktorët që mbështetën dhe lobuan në favor të projektit TAP.
 
“Më duhet gjithashtu të vë në dukje dhe të përgëzoj Qeverinë Shqiptare, për çfarë ka bërë në mbështetje të këtij Projekti. Qeveria ka bërë më të mirën, duke lobuar fuqishëm në mbështetje të TAP, nëpërmjet një negocimi me profesionalizëm, duke realizuar marrëveshje me konsorciumin, partnerët dhe palët e përfshira, si dhe duke përmbushur çdo detyrim që rrjedh prej tyre”, tha presidenti Nishani.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Stacioni policor në Zveçan sulmohet me dy granata dore

Kosovë/ Stacioni policor në Zveçan sulmohet me dy granata dore