TAP, Parlamenti grek miraton
marrëveshjen për ndërtimin e gazsjellësit

Parlamenti grek ka ratifikuar marrëveshjen mes qeverive të Greqisë, Italisë dhe Shqipërisë për ndërtimin e gazsjellësit “Trans Adriatic Pipeline” .

Marrveshja për Gazsjellësin TAP, e cila u nënshkrua në Athinë më 13 shkurt 2013, konfirmon mbështetjen dhe bashkëpunimin midis këtyre vendeve tyre për zbatimin në kohë të projektit.

Marrëveshja përshkruan parametrat e angazhimit mes TAP dhe Qeverisë Greke, të tilla si zbatimi i standarteve teknike dhe të sigurisë si dhe lejen e përdorimit të tokës ku do të kalojë tubacioni i gazit.

Projekti me vlerë prej 1.5 miliardë dollarë është një nga investimet më të mëdha në Greqi dhe pritet të krijojë 2 mijë vende pune të reja.

Trans Adriatic Pipeline (TAP) synon të rrisë sigurinë e furnizimit me gaz në tregjet evropiane përmes hapjes së të ashtuquajtur Korridori Jugor.
Rreth 800 kilometrat e tubacionit kalojnë në tri shtete përkatësisht: në Greqi 478 km; Shqipëri 209 km; nën detin Adriatik 105 km dhe Itali 5 km.

(v.gj/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Sot finalja e Superkupës së Spanjës dhuron një 'El Clasico', formacionet zyrtare të Real Madrid - Barcelona! Flick ka gati Olmon

Sot finalja e Superkupës së Spanjës dhuron një 'El Clasico', formacionet zyrtare të Real Madrid - Barcelona! Flick ka gati Olmon