TAP po planifikon të marrë financime të kufizuara burimore nga agjenci shumëpalëshe, agjencitë e kredisë së eksportit dhe bankat tregtare gjatë vitit 2016.

“Projektet e energjisë si TAP-i vijojnë të jenë investime të besueshme afatgjata tregtare dhe unë jam me të vërtetë i kënaqur me nivelin e interesit të treguar në mbështetje të projektit TAP.

Si një vepër infrastrukturore energjetike strategjike për BE-në, TAP-it i është dhënë statusi i Projektit në Interesin e Përbashkët (PCI) dhe është mbështetur nga qeveritë e vendeve tona pritëse: Greqia, Shqipëria dhe Italia”, tha Drejtor Menaxhues i TAP-it, Ian Bradshaw.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)