ATHINE- Pasditen e djeshme kryeministri grek Antonis Samaras anuloi udhëtimin drejt Azerbajxhanit, ku sot është parashikuar të nënshkruhet marrëveshja e TAP.

Shkak është bërë një defekt në avionin qeveritar në momentin kur po ngrihej.  

Forcat ajore thonë se defekti detyroi kthimin mbrapsht të avionit ushtarak Elefsina të hënën pasdite, dhe avionic nuk mund të rregullohej në kohë të përshtatshme që kabineti qeveritar i shoqëruar nga Samaras të merrte pjesë në ceremoninë e marrëveshjes që zhvillohet në Baku.

Agjencia e lajmeve AP thotë se nuk dihet ende nëse ceremonia e firmosjessë marrëveshjes mund të anulohet.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)