ATHINE- Gjatë një konference për shtyp të mbajtur sot nga Konsorciumi Shah Deniz (SDC) në Baku të Azerbajxhanit, kompania koncensionare e shfrytëzimit të gazit natyror në Detin Kaspik SDC konfirmoi se Gazsjellësi Trans Adriatik është përzgjedhur zyrtarisht për të transportuar gazin e fushës Shah Deniz II në Evropë, ndërkohë që në Shqipëri është përshëndetur nga të gjitha forcat politike, duke përfshirë edhe kryeministrin e ardhshëm Edi Rama, i cili pati më parë një takim të veçantë me ambasadorin e Azerbajxhanit në Shqipëri, rezident në Athinë.
Kjetil Tungland, Drejtori i Menaxhues i Projektit në TAP deklaroi me këtë rast: "Ky është hapi i parë dhe i rëndësishëm për hapjen e Korridorit Jugor të Gazit dhe, ndërsa ne shohim përpara, Korridori Jugor i Gazit do të luajë një rol të madh në sigurinë e energjisë për Evropën dhe në sigurimin e diversifikimit të furnizimit me gaz për tregjet e Evropës perëndimore dhe juglindore. Dua ta mbyll duke falënderuar të gjithë ata që kanë mbështetur TAP gjatë këtyre viteve të fundit duke bërë të mundur këtë projekt historik dhe gjeostrategjik dhe duke përgëzuar Konsorciumin e Shah Deniz që ndërmori një proces përzgjedhjeje të drejtë dhe transparent", tha ai.
GazjellësiTAP-i do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigande e Shah Deniz II në Azerbajxhan për në tregjet më tërheqëse të Evropës.
Me një gjatësi përafërsisht prej 870 km, TAP do të ndërlidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në afërsi të kufirit greko-turk në Kipi, do të përshkojë Greqinë dhe Shqipërinë, si dhe Detin Adriatik duke dalë përsëri në tokë në jug të Italisë.
Korridori i TAP mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë, etj.
Dalja e TAP-it në Itali, tregu i tretë për nga madhësia në Evropë, siguron shumë mundësi të mëtejshme për transportimin e gazit natyror nga rajoni Kaspik për në disa nga tregjet më të mëdha evropiane si Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Austria.
Aksionerët e TAP-it janë Axpo e Zvicrës (42.5%), Statoil i Norvegjisë (42.5%) dhe E.ON i Gjermanisë (15%).
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
14%
-
Jo
82%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 879
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Afera 'Partizani', Sali Berishës i hiqet 'arresti në shtëpi'! Avokati: Prej sot është i lirë! GJKKO konstatoi se s'ekzistojnë kushtet për asnjë masë sigurie
27 Nëntor, 10:12
-
'Këta budallej kërkonin për gëzhojë po snajperi s'lë', zbardhen përgjimet e Suel Celës, alias Marjus Lulaj me Artan Hoxhën! SPAK: Zv/shefi i policisë së Elbasanit i blen Benz, i informonte për hetimet e kontrollet
27 Nëntor, 10:07
-
Kolumbi/ Vjosa Osmani pritet me nderime të larta ushtarake në Pallatin Presidencial nga homologu Gustav Petro
27 Nëntor, 10:07
-
Macron dhe Biden: Armëpushimi do ta mbrojë Izraelin nga kërcënimi shiit
27 Nëntor, 10:03
-
VIDEO/ Askush s'u beson syve, penalltia skandaloze që u dha në Ligën e Kampioneve
27 Nëntor, 09:59
-
Elbasan/ Ushtronin prostitucion në një apartament me qira, 4 të arrestuar, mes tyre edhe 2 kolumbiane
27 Nëntor, 09:56
-
Gazetari Elton Qyno shkon në SPAK! Iu vendos masa 'Detyrim paraqitje' pas lidhjeve me bandën e Suel Çelës
27 Nëntor, 09:50
-
I mërzitur dhe me prerje në fytyrë e kokë, habit Guardiola: Doja të lëndoja veten
27 Nëntor, 09:28
-
Protesta e djeshme e PD-së, 50 të shoqëruar, dy arrestime! Deputetët organizatorë po hetohen në gjendje të lirë
27 Nëntor, 09:26
-
Alban Daci: Kjo klasë politike është e destinuar të rrëzohet!
27 Nëntor, 09:20
-
Spanja: Armëpushimi në Liban, i nevojshëm edhe në Gaza
27 Nëntor, 09:11
-
Vlorë/ 250 punonjës të Fasonerisë në protestë për kushtet e punës, 8 muaj nuk paguhen siguracionet
27 Nëntor, 09:06