TAP, Topalli e Asadov: Shqipëria
e Azarbajxhani të interesuara

TAP, Topalli e Asadov: Shqipëria <br />e Azarbajxhani të interesuara
TIRANE- Kryeparlamentarja Jozefina Topalli në një konferencë të përbashkët me homologun e saj azerbajxhanas, Oktay Asadov tha në lidhje me projektin e gazësjellësit TAP se Shqipëria është e interesuar dhe se për shqiptarët është një projekt thelbësor.

“Ekziston një memorandum mirëkuptimi midis Ministrisë së Ekonomisë dhe këtij projekti. Ne e shohim si një projekt të rëndësishëm, për ne shqiptarët është thelbësor dhe po bëjmë të gjitha përpjekjet që të avancojë me sukses”, u shpreh kryetarja e kuvendit, Topalli.

Ndërkaq, kryeparlamentari i Azerbajxhanit, Oktay Asadov tha vendi i tij është i interesuar gjithashtu në projektin TAP.

“Jemi të interesuar për të pasur marrëdhënie edhe më të mira mes dy vendeve. Në axhendën tonë është forcimi i marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve. Azerbajxhani është gjithashtu i interesuar në projektin TAP dhe shpresoj se do të gjendet zgjidhje”, deklaroi Asadov.

Ndërkohë, mes dy kryeparlamentarëve u fol edhe për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe faktin që nuk kanë qenë asnjëherë problematike.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Me lot në sy, babai i Martinit i bashkohet protestës para Ministrisë së Arsimit (VIDEO)

Me lot në sy, babai i Martinit i bashkohet protestës para Ministrisë së Arsimit (VIDEO)