Tapetet e artistit britanik sjellin
"Biblën" moderne në GKA

Tapetet e artistit britanik sjellin<br />
">
“Kotësia e dallimeve të vogla” e artistit të njohur Grayson Perry do të çelet më 2 nëntor në Galerinë Kombëtare të Arteve në bashkëpunim me Këshillin Britanik. 

Kuratori i ekspozitës Rubens Shima tregon konceptin e shijes dhe klasit të britanikëve të pasqyruar përmes jetës dhe vdekjes së personazhit imagjinar Tim Rakeëell. 
Udhëtimi i Tim-it nëpërmjet klasave sociale shfaqet përmes 6 tapicerive të mëdha ku janë endur ngjarje me pikënisje nga historitë biblike. 

Kjo ekspozitë përmban edhe gravura dhe 3 dokumentarë të krijuar nga udhëtimet e Perry-t në 3 rajone në Angli, ku ai u frymëzua për ekspozitën.

Tirana është qyteti i fundit në Ballkanin Perëndimor ku autori që preferon të njihet me në emër arti femëror Kler Grasyson Perry starton ekspozitën e tij më të fundit. Ai ka udhëtuar me këtë eskpozitë në Novi Sad, Prishtinë, Sarajevë edhe Banja Luka. Hyrja në këtë ekspozitë që do të qëdnrojë e hapur deri më 5 dhjetor do të jetë falas.
Në një konferencën për mediat drejtori i GKA, Artan Shabani, e cilësoi si risi këtë ekspozitë:

“Jam shumë i nderuar që finalizuam këtë projekt dhe falënderoj British Council që zgjodhi Galerinë Kombëtare për këtë bashkëpunim duke bërë të mundur të sjellim sëbashku artistin Grayson Perry në Shqipëri.Ekspozita është risi jo vetëm për Galerinë Kombëtare, por për të gjithë skenën artit shqiptar. Siç e dini vjen në Tiranë pasi është hapur në Londër, Turqi, Ukrainë dhe Ballkanin Perëndimor. 
Përveçse na prezanton një artist shumë të veçantë, ekspozita e cila i bën një skaner klasave shoqërore britanike, përcjell mesazhe dhe hap diskutime jo vetëm në kontekstin e shoqërisë britanike, por në çdo shoqëri. Përmes saj publiku do të mund të përballet me një këndëvështrim, ndoshta të pahasur më parë, i pasuruar gjithashtu me elementë autobiografik dhe satirë. E ftoj të gjithë publikun, veçanërisht publikun e ri, studentët, nxënësit, njerzit e medias, mësuesit, petagogët, të vijnë ta shohin gjatë këtyre pesë javëve ekspozitën, jo vetëm për nivelin artistik, por për temat që guxon të hapë dhe koherencën me të cilën i trajton dukuritë
”, tha Shabani. 

Drejtuesja e British Council, Aida Bërxholi vendosi theksin në mesazhet që përcjell arti i Perry-t në këtë ekspozitë:
“Është një bashkëpunim shumë i frytshëm i cili vazhdon prej vitesh dhe na ka mundësuar sjelljen në Shqipëri të ekspozitave dhe sjelljen e autorëve shumë të rëndësishëm të artit britanik. Përveç punës me Glerinë, për ne si British Council, hapja e ekspozitës “Kotësia e dallimeve të vogla” është e rëndësishme edhe për të mundësuar sjelljen e publikut të ri në institucione kulturore dhe të krijojmë partneritete ndërkombëtare. 
Puna e Grayson Perry është rreth njerëzve, qënies njerëzore. Nuk ka gje më interesante se sa të studiohet, të debatohet mbi natyren njerëzore. Ky është parimi që e bën interesante ekspozitën për publikun. Për ne si British Council, ky parim përbën edhe thelbin e punës, pasi ne përpiqemi të nxisim debatin, të mblidhemi sëbashku , të diskutojmë dhe të ndajmë këndvështrime. Për gjatë kohës që ekspozita do të jetë e hapur do të organizohen disa evente, sesione edukimi, diskutime dhe debate”
, u shpreh Bërxholi

Kuratori i ekspozitës në Shqipëri Rubens Shima, bëri një përshkrim të konceptit artistik, mesazheve dhe moralit mbi të cilin Perry përpiqet të transmetojë në punët e tij:
“Jam i kënaqur që jam marrë me ekspoztën “Kotësia e Dallimeve të Vogla” , të një prej autorëve më të njohur në britani të ditëve të sotme.
Ekspozita zë fill nga një seri dokumentarësh në bashkëpunim me Channel 4, ku artisti bën një vëzhgim të kujdesshëm mbi klasat shoqërore dhe shijen në Britaninë e Madhe. Më pas shënimet, impresionet, vëzhgimet, fotografimet që mbajti gjatë këtyre udhëtimeve, vendosi t’I sjell në formën e një ekspozite duke zgjedhur pikërisht një teknik shumë të vjetër, njëkohësisht shumë të çmueshme dhe që lidhen me statusin e prestigjit dhe statusin e familjeve të dikurshme aristokratike që është tapiceria. 
Në një lloj kuptimi ai donte që vizitat e tij t’i imortalizonte, t’i bënte të pavdekshme meqënëse tapiceria në origjinën e saj të hershme është mbajtur si një lloj media që rregjistronte ngjarje historike. Pra duke marrë nxitje nga historia e vetë tapicerisë, ai vendosi që vizitën e tij në shtresat e ndryshme të historisë.

Në një konferencën për mediat drejtori i GKA, Artan Shabani, e cilësoi si risi këtë ekspozitë:

Jam shumë i nderuar që finalizuam këtë projekt dhe falënderoj British Council që zgjodhi Galerinë Kombëtare për këtë bashkëpunim duke bërë të mundur të sjellim sëbashku artistin Grayson Perry në Shqipëri. Ekspozita është risi jo vetëm për Galerinë Kombëtare, por për të gjithë skenën artit shqiptar. Siç e dini vjen në Tiranë pasi është hapur në Londër, Turqi, Ukrainë dhe Ballkanin Perëndimor.

Përveçse na prezanton një artist shumë të veçantë, ekspozita e cila i bën një skaner klasave shoqërore britanike, përcjell mesazhe dhe hap diskutime jo vetëm në kontekstin e shoqërisë britanike, por në çdo shoqëri. Përmes saj publiku do të mund të përballet me një këndëvështrim, ndoshta të pahasur më parë, i pasuruar gjithashtu me elementë autobiografik dhe satirë.

E ftoj të gjithë publikun, veçanërisht publikun e ri, studentët, nxënësit, njerzit e medias, mësuesit, petagogët, të vijnë ta shohin gjatë këtyre pesë javëve ekspozitën, jo vetëm për nivelin artistik, por për temat që guxon të hapë dhe koherencën me të cilën i trajton dukuritë
”, tha Shabani.

Drejtuesja e British Council, Aida Bërxholi vendosi theksin në mesazhet që përcjell arti i Perry-t në këtë ekspozitë:

Është një bashkëpunim shumë i frytshëm i cili vazhdon prej vitesh dhe na ka mundësuar sjelljen në Shqipëri të ekspozitave dhe sjelljen e autorëve shumë të rëndësishëm të artit britanik. Përveç punës me Glerinë, për ne si British Council, hapja e ekspozitës “Kotësia e dallimeve të vogla” është e rëndësishme edhe për të mundësuar sjelljen e publikut të ri në institucione kulturore dhe të krijojmë partneritete ndërkombëtare.
Puna e Grayson Perry është rreth njerëzve, qënies njerëzore.

Nuk ka gje më interesante se sa të studiohet, të debatohet mbi natyren njerëzore. Ky është parimi që e bën interesante ekspozitën për publikun. Për ne si British Council, ky parim përbën edhe thelbin e punës, pasi ne përpiqemi të nxisim debatin, të mblidhemi sëbashku , të diskutojmë dhe të ndajmë këndvështrime. Për gjatë kohës që ekspozita do të jetë e hapur do të organizohen disa evente, sesione edukimi, diskutime dhe debate
”, u shpreh Bërxholi

Kuratori i ekspozitës në Shqipëri Rubens Shima, bëri një përshkrim të konceptit artistik, mesazheve dhe moralit mbi të cilin Perry përpiqet të transmetojë në punët e tij.

Jam i kënaqur që jam marrë me ekspoztën “Kotësia e Dallimeve të Vogla” , të një prej autorëve më të njohur në britani të ditëve të sotme. Ekspozita zë fill nga një seri dokumentarësh në bashkëpunim me Channel 4, ku artisti bën një vëzgim të kujdesshëm mbi klasat shoqërore dhe shijen në Britaninë e Madhe.

Më pas shënimet, impresionet, vëzhgimet, fotografimet që mbajti gjatë këtyre udhëtimeve, vendosi t’I sjell në formën e një ekspozite duke zgjedhur pikërisht një teknik shumë të vjetër, njëkohësisht shumë të çmueshme dhe që lidhen me statusin e prestigjit dhe statusin e familjeve të dikurshme aristokratike që është tapiceria.

Në një lloj kuptimi ai donte që vizitat e tij t’i imortalizonte, t’i bënte të pavdekshme meqënëse tapiceria në origjinën e saj të hershme është mbajtur si një lloj media që rregjistronte ngjarje historike. Pra duke marrë nxitje nga historia e vetë tapicerisë, ai vendosi që vizitën e tij në shtresat e ndryshme të historisë britanike , pra këtë rrëfenjë morale të modernitetit t’a përjetësonte në tapiceri
”, nënvizoi Shima

[gallery]24497[/gallery]

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari