Argjentinë, ish-presidenti akuzohet se ka rrahur brutalisht gruan e vet

Argjentinë, ish-presidenti akuzohet se ka rrahur brutalisht gruan e vet

Alberto Fernandez dhe Fabiola Yanez

Fotot tronditëse të ish-Zonjës së Parë të Argjentinës ku shfaqet me shenja dhune në fytyrë janë bërë virale në mediat sociale. Raportohet se Fabiola Yanez është dhunuar nga ish-presidenti i vendit dhe ish-partneri i saj, Alberto Fernandez.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Fabiola Yanez ka akuzuar ish-presidentin për dhunë fizike dhe psikologjike.

Fotot dhe bisedat e publikuara nga gazeta online Infobae tregojnë Fabiola Yanes, ish-partneren e tij prej të paktën tetë vitesh dhe nënë e fëmijës së tij të dytë, me sy të zi dhe dorë të mavijosur.

Imazhet janë pjesë e rastit në të cilin Yanez akuzon Fernandezin për "dhunë fizike dhe mendore", sipas një burimi të afërt me dosjen për CNN.

I njëjti burim konfirmoi se Yanez u tregoi autoriteteve të drejtësisë edhe një bisedë që kishte me ish-presidentin.

Sipas mediave vendase, dhuna ndaj ish-Zonjës së Parë ka filluar në gusht 2021. Në një nga mesazhet që i dërgoi ish-presidentit shkruhet: “Situata nuk po funksionon, ju vazhdoni të më dhunoni. Nuk mund të të lë të ma bësh këtë. Dhe gjithçka që po përpiqem të bëj është të të mbroj ty dhe t’i më godet. Nuk ka asnjë justifikim”.

Ndërsa Fernandez i përgjigjet: “Ndalo së debatuari. Në fund, ne përfundojmë duke u zënë për të tjerët”.

Ndërsa Yanez i kthen SMS: “Më godite sërish. Ti je i çmendur”. Dhe Fernandez shkruan: “Ndihem keq”.

Më pas Yanez thotë: “Ti më godite për tre ditë rresht”, dhe ish-presidenti i përgjigjet: “Unë kam probleme me frymëmarrjen. Të lutem, ndaloni. Ndihem shumë keq”.

CNN kontaktoi Fernández për mendimin e tij mbi imazhet dhe mesazhet me tekst, por ende nuk ka marrë përgjigje.

Pas bërjes publike të denoncimit ndaj tij, ish-presidenti publikoi një deklaratë mbi “Për integritetin e fëmijëve të mi, të vetes dhe të vetë Fabiolës, nuk do të bëj deklarata në media, por do të paraqes para Gjykatës provat dhe dëshmitë që do të zbulojnë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë”.

Gjykata vendosi një urdhër ndalimi që ndalonte ish-presidentin t’i afrohet deri në 500 metra apo të komunikonte me të.

Fotot janë pjesë e dosjes gjyqësore të akuzave së Yanez kundër Alberto Fernández.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë