TIRANE - Në prag të zgjedhjeve, qeveria vendos të përfshijë në listën e legalizimeve 40 për qind më shumë banesa pa leje, se sa përfshiu në vitin 2006. Dje në Komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese u paraqit drafti i një ligji të ri për legalizimet, që lejon dhënien e tapive për 100 mijë banesa pa leje që janë ndërtuar pas afatit të fundit të parashikuar nga ligji përkatës, që ishte viti 2006. Kështu, veç 270 mijë banesave pa leje që përfshinte ligji aktual, tani do të hyjnë në sistemin e faljes në total 300 mijë shtëpi e objekte pa leje.
Sipas kreut të ALUIZNI-t Ardian Kollozi, fjala është për ndryshimin e lejes për të ndërtuar shtëpi në vartësi të largësisë nga rrugët nacionale.
Me ligjin aktual, ndërtimet që janë në distancë më pak se 100 m nga rrugët kombëtare nuk legalizohen, ndërsa ndryshimi i paraqitur dje parashikon shkurtimin e kësaj distance në 25-30 metra.
Sipas opozitës, ky legalizim masiv ka faturë të lartë financiare, pasi, nëse parashikohet zgjerim rruge, shpronësimet do të jenë shumë më të shtrenjta se më parë, kur banesa pa leje mund të prishej pa kosto. Por, sipas zëvendësministrit të Punëve Publike e Transportit, Flamur Kuçi, projektligji heq nocionin për akset kombëtare, që ekziston aktualisht.
Deputeti socialist Eduard Shalsi e ka cilësuar draftin në fjalë si tallje me qytetarët shqiptarë pasi, sipas tij, bëhet për efekte elektorale. Në fund të diskutimeve deputetët kanë miratuar në parim projektligjin i cili parashikon t'i japë fund njëherë e mirë procesit të ndërtimeve informale në vend.
Aktualisht janë deklaruar nga vetë qytetarët rreth 270 mijë ndërtime informale, ndërsa pritet të nisë forografimi ajror për rreth 100 mjë ndërtime, të evidentuara nga Banka Botërore.
Kryeministri Sali Berisha i kërkoi ministrit Olldashi në mbledhjen e qeverisë të 10 prillit verifikimin ajror të territorit të vendit për kryerjen e legalizimeve për ndërtimet e bëra pas vitit 2006.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 27.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4214
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02