Tarantino dhe Thurman kapen “mat”

Tarantino dhe Thurman kapen “mat”
Tashmë është zyrtare dhe kanë qenë paparacët që e kanë vërtetuar.

Regjisori Quentin Tarantino dhe aktorja Uma Thurman janë fotografuar duke u puthur dhe përkëdhelur gjatë një darke në Los Angelos, pas shumë spekullimesh për një lidhje të tyre. 



Historia mes  tyre është bërë e ditur gjatë Festivalit të Kanës, ku ata u shfaqën mjaft të afërt me njëri-tjetrin.

Çifti ka shfaqur shenjat e para të pëlqimit rreth  20 vite më parë kur kanë bashkëpunuar për prodhimin kinematografik “Pulp Fiction”.



Tarantino është shprehur gjithnjë që Uma është një muzë frymëzimi për të dhe duket se tashmë ajo është kthyer më tepër se aq.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

 

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës