/ATSH/. - Miroslav Klose do të qendroje tek Lacio deri në fund të sezonit. Kete e ka bere te ditur Igli Tare, drejtori sportiv i skuadrës romake. Ish- sulmuesi i Gjermanisë eshte i pakënaqur per mosaktivizimin e rregullt nga trajneri Stefano Pioli, i cili ka preferuar sulmuesin serb, Filip Djordevic.

"Ai nuk do te largohet nga Lacio gjate merkatos dimerore. Klose  ka një kontratë me një opsion që mund të zgjatet automatikisht me një vit tjetër. Ai është një lojtar i madh, i cili e ka shkruar emrin e tij në historinë e futbollit gjerman dhe më gjerë", ka deklaruar Tare.

Edhe ish-sulmuesi i Gjermanisë ka konfirmuar se nuk deshiron qe të largohet nga Lacio. "Unë jam shumë krenar qe luaj per Lacion dhe deshiroj te qëndroj këtu edhe vitin e ardhshëm", ka thenë Klose.