Foto: Donald Trump
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv që vendos tarifa doganore reciproke që variojnë nga 10% në 41% për importet nga dhjetëra shtete.
Siria kryeson listën me një normë të re tarife prej 41% - një shifër e jashtëzakonshme për një vend që ende po përpiqet të rikuperohet nga një luftë civile 14-vjeçare që sapo ka përfunduar.
Laosi dhe Myanmari vijnë më pas në listë, secili me tarifa prej 40%. Ekspertët kishin paralajmëruar më parë se tarifat e reja të Trump pritej të godisnin veçanërisht rëndë ekonomitë aziatike.
Edhe Serbia është mes vendeve me tarifën më të latë doganore, 35%. Ndërkohë, Shqipëria nuk është në këtë listë, pasi ndaj vendit tonë është aplikuar tarifa doganore 10% që është futur në fuqi më datë 5 prill.
Lajmi kryesor:
Trump konfirmon tarifat doganore 15% për BE-në! 39% për Zvicrën dhe 35% për Kanadanë! Futen në fuqi brenda 7 ditësh









