Tarifa e kontrollit të pompave të karburanteve, ka kosto për ekonominë, Eksperti: Shtrenjtimi i çmimit do ulë konsumin e qytetarëve

Një rritje tjetër e çmimit të karburantit do të kishte pasoja negative në ekonomi, pasi do të frenonte rritjen e saj dhe nga ana tjetër do të ulte konsumin.

“Do të rriste në muajit e parë çmimet e shërbimeve të transportit qoftë të mallrave ashtu edhe të udhëtarëve. Do të ulte konsumin nga konsumatorët familjar, ekonomia do të krijojë element të pasigurisë do të ndikonte në rritje të çmimeve të shërbimeve turistike. Do kishte efekte frenuese dhe nuk do të realizohej plani i PBB-së për rritje me 4.1% apo 4.2% siç është parashikuar”, sqaron Eduart Gjokutaj. 

Eksperti fiskal Eduart Gjokutaj, thotë për Report TV se qeveria duhet të mbrojë interesin publik, përballë kërkesës së bërë nga koncesionari kontrollit të pompave të naftës për rritje të tarifës së shërbimit.

“Qeveria duhet të shikojë interesin publik, pasi në kushtet e çmimeve të rritura kuptohet që nuk mund të flitet më as për optimizim të ekonomisë, por as për optimizim të konsumit i cili përbën një nga burimet kryesore të rritjes së PBB-së së vendit”, thotë Gjokutaj.

Edhe shoqata e hidrokarbureve thotë se pranimi i tarifës së re, do të shtrenjtonte më tej karburantin në vend, e për pasojë do të rriteshin më shumë kostot për qytetarët.

Për këtë koncesion edhe KLSH ka kërkuar që të monitorohet pasi shqiptarët nuk janë të mbrojtur nga abuzimet që bëhen në sistemin e matjes së sasisë së karburanteve. Sipas auditimit, Drejtorisë së Metrologjisë i është hequr e drejta për të verifikuar instrumentet matëse që ofrohen nga privati, duke cenuar cilësinë e shërbimit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alban: 28/02/2022 11:15

    Rritje cmimi???? te verifikimit te pompave??? verifikimin nuk e ben shteti por privati pupupu, edhe karburantin nuk e merrkemi ne sasine e duhur siguro! o mjer konsumatori shqiptaret, po le ta jape shtetin me koncension kjo qeveri te gjitha edhe tatimet edhe doganat etj. KLSH po ben punen por sic duket nuk e degjon njeri, qeveria dhe parlamenti nuk i vleresojne punen e specialisteve por vetem te matrapazeve te cilet vihen ne zyrat e shtetit vetem per te grabitur konsumatoret, e per pasoje edhe cmimet kapin qiellin , po deri kur do te vazhdoje kjo?????

    Përgjigju
  • Naku: 25/02/2022 14:17

    Po nese DPM nuk i kontrollon pompat, ne jemi ne meshire te matrapazeve te karburantit. Po drejtoria e mbrojtjes se konsumatorit?

    Përgjigju
  • Beni: 25/02/2022 12:01

    Qytetaret e ketij vendi jane te vdekur cojeni naften me 10 € per lt se nuk ngrihet njeri te protestoj , nese behet fjala per fushaten elektorale te partive japim dhe jeten si popull legen qe jemi

    Përgjigju
  • ilir: 25/02/2022 11:53

    Po nuk e kuptoj se si asnje analist nuk thote qe qytetaret do fitojne, se tani marin me pak nafte se sa shenon pompa! Nuk e kuptojne qe kontrolli behet se shitesit e naftes kan trukuar pompat dhe japin sasi me te vogel se sa shenon pompa dhe se per sa paguajn qytetaret?!!

    Përgjigju
    • Loni: 25/02/2022 20:01

      Këtë nuk e dimë ,po ne dimë që povendoset nj ser taksash shum te larta mbi pikat e karburantit + investimi në DPM shkoi në plera se u dha me konçesion dhe përveç ksaj i japin të drejt te rrisi takseën simbas qefit ???,Përfitimi qytetarrit nafta më shtrenjt në Europ në vendin nder më të varfërit Llogjika qeveris Rama

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë