Tarifat e reja për patentat, Shoqata e Autoshkollave: Nuk u konsultuan me grupet e interesit

Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Autoshkollave, Tonin Gjinaj ka folur në Report Tv pas ndryshimit të tarifave për pajisjen e lejedrejtimit nga DPSHTRR që ka bërë që një pjesë e autoshkollave në vend në ngrihen në protestë pasi sipas tyre çmimet e reja mund t’i çojnë drejt falimentit.

Ai thotë se këto tarifa nuk janë konsultuar me grupet e interesit, që sipas tij nuk janë konsideruar fare kur kanë marrë vendimin për rritjen.

"Protesta është zhvilluar në gjithë vendin. Problematika nuk është rritja e tarifave në mënyrë të njëanshme, por nuk është pyetur grupi interesit. Nuk ka një shkresë zyrtare që ne të jemi informuar. Ky është moskonsiderim i grupit të interesit, që preken nga këto tarifa, që janë katërfishuar", tha Gjinaj. 

Ai thotë se këto rritje do ndikojën drejtëpëdrejtë në xhepin e qytetarëve, që sipas tij do t’i stepë ata.

"I rriten qytetarëve shqiptarë, se autoshkollat do ua marrin qytetarëve. Më problematike është se këto tarifa u vunë në zbatim në mënyrë të menjëhershme, ne kemi një kontratë me qytetarin. Tani gjendemi përballë drejtorive rajonale me shërbime të katërfishuara. Ne nuk i mashtrojmë dot qytetarët tanë. Në i parapaguajmë këtë shërbim", u shpreh Gjinaj. 

Gjinaj kërkon formalizmin e këtij tregu.

“Kërkesa është që të formalizohet, se kemi punë në të zezë”, thekson ai.

NDRYSHIMET E ÇMIMEVE
Regjistrimi për provimin e teorisë                   1000 bëhet 2000 lekë
Regjistrimi për provimin e praktikës                1000 bëhet 1800 lekë
Riprovimi i njohurive praktike (kategoria B)      500 bëhet  2200 lekë
Riprovimi i njohurive praktike (shtesë)              600 bëhet 2800 lekë
Rimarrja e patentës pas humbjes së pikëve    3000 bëhet 5000 lekë
Pajisja me lejedrejtim                                       3500 (10 vite) bëhet 4500 lekë (15 vjet)
Pajisja me lejedrejtim ndërkombëtare                500 (1 vit)  bëhet 1000 lek (3 vite)

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut