TIRANE - Taksa e tabelës, taksa mbi truallin, taksa për infrastrukturën arsimore janë vetëm disa nga tarifat që paguajnë bizneset në Tiranë. Në një dokument të publikuar nga Bashkia e Tiranës janë të llogarituara shifrat që paguajnë bizneset e vogla, bizneset e mëdha dhe bizneset VIP.

Biznesi i vogël
Tatimi i thjeshtuar  mbi fitimin për biznesin e vogël: Bizneset e vogla  kanë një qarkullim vjetor  (xhiro) nga 5 – 8 milion lekë. Duke qenë se tatimi  i thjeshtuar mbi fitim aplikohet për qarkullim  vjetor më të madh se 5 milion lekë bizneset e  vogla kanë normë 7.5% për këtë tatim. 

Taksa mbi ndërtesa
Çdo biznes i vogël që ka në pronësi  një ndërtim  dhe ushtron aktitvitet në këtë ndërtim, është  subjekt i taksës së ndërtesë duke e përllogaritur  në bazë të dokumenteve që vërtetojnë një pasuri  të tillë. Kjo taksë kategorizohet sipas llojit të  veprimtarisë dhe vendodhjes së ndërtimit dhe  varjon nga 50 – 280 lekë/m²  në vit.

Taksa mbi tokën bujqësore
Çdo biznes i vogël që ka në pronësi tokë  bujqësore është subjekt i taksës mbi tokën  bujqësore të përllogaritur në bazë të  dokumentave që e vërtetojnë atë. Në  varësi të kategorisë së tokës bujqësore dhe vendodhjes norma e taksës varion nga 1.800 – 5.600 lekë/hektarë. 

Taksa mbi truallin
Çdo biznes i vogël që ka në  pronësi apo në përdorim truall  është subjekt i taksës mbi truallin  të përllogaritur në bazë  të  dokumentave që e vërtetojnë atë.  Norma e taksës për qëllime  biznesi është 20 lekë/m²  në vit. 

Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja
Bizneset e vogla që kryejnë ndërtime të reja janë subjekt i kësaj takse. Klasifikimi si investim i ri dhe vlera përkatëse e tij përcaktohet në përputhje me legjislacionin në fuqi mbi dhënien e lejes së ndërtimit. Norma e taksës është nga 0.5% – 4% në varësi të ndërtmit dhe 8% e çmimit të shitjes/m²  për qëllime banimi ose njësi shërbimi.

Taksa mbi kalimin e të drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme
Taksa mbi kalimin e të drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme vendoset mbi ndërtesat dhe të gjitha pasuritë e tjera të paluajtshme  në çastin e kalimit  të së drejtës së pronësisë mbi to. Niveli i taksës për biznesin e vogël është nga 100 – 2.000 lekë/m²  në varësi të qëllimit të përdorimit të pronës dhe vendodhjes.

Taksa mbi tabelën
Taksa e tabelës aplikohet për të gjitha bizneset e vogla që vendosin emërtimin e tyre në pamjen ballore të njësisë ku zhvillojnë veprimtarinë apo në vende të tjera. Në varësi të llojit të tabelës taksa varion nga 0 – 90.000 lekë/m² në vit.

Taksa e përkohshme e infrastrukturës arsimore
Taksës së përkohshme të infrastrukturës arsimore i nënshtrohen të gjtha bizneset e vogla që ushtrojnë  veprimtarinë branda territorit të Bashkisë së Tiranës. Niveli i taksës është nga 4.000 – 9.000 lekë/vit në varësi të llojit të aktivitetit. 

Tarifa e pastrimit dhe largimit të mbeturinave
Tarifës së pastrimit i nënshtrohen të gjitha bizneset e vogla që ushtrojnë veprimtarinë brenda territorit të Bashkisë së Tiranës. Niveli i tarifës është 7.000 – 30.000 lekë/vit, në varësi të llojit të aktivitetit.

Tarifa për zënien e Hapësirës Publike
Baza e zënies së hapësirave publike është sipërfaqja në m² e cila vihet në shfrytëzim nga bizneset e vogla  për qëllime biznesi. Niveli i tarifës kategorizohet sipas zonave (A, B, C dhe Njësive Administrative) dhe varion nga 200 – 1.500 lekë/m².
 
Tatimet dhe taksat kryesore për Bizneset e Mëdha
Taksa mbi ndërtesa: Çdo biznes i madh që ka në pronësi  një ndërtim dhe ushtron aktitvitet në këtë ndërtim, është subjekt i taksës së ndërtesë duke e  përllogaritur në bazë të dokumenteve që vërtetojnë një pasuri të tillë. Kjo taksë kategorizohet sipas llojit të veprimtarisë dhe vendodhjes së ndërtimit dhe varion nga 50 – 440 lekë/m² në vit.

Taksa mbi tokën bujqësore
Çdo biznes i madh që ka në pronësi tokë bujqësore është  subjekt i taksës mbi tokën bujqësore të përllogaritur në bazë  të dokumentave që e vërtetojnë atë. Në varësi të kategorisë së tokës bujqësore dhe vendodhjes norma e taksës varion nga 1.800 – 5.600 lekë/hektarë. 

Taksa mbi truallin
Çdo biznes i madh që ka në pronësi apo në përdorim truall është subjekt i taksës mbi truallin të përllogaritur në bazë  të dokumentave që e vërtetojnë atë. Norma e taksës për qëllime biznesi është 20 lekë/m² në vit. 

Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja
Bizneset e mëdha që kryejnë ndërtime të reja janë subjekt i kësaj takse. Klasifikimi si investim i ri dhe vlera përkatëse e tij përcaktohet në përputhje me legjislacionin në fuqi mbi dhënien e lejes së ndërtimit. Norma e taksës është nga 0.5% – 4% në varësi të ndërtmit dhe 8% e çmimit të shitjes/m² për qëllime banimi ose njësi shërbimi. 

Taksa mbi kalimin e të drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme
Taksa mbi kalimin e të drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme vendoset mbi ndërtesat dhe të gjitha pasuritë e tjera të paluajtshme  në çastin e kalimit  të së drejtës së pronësisë mbi to. Niveli i taksës për biznesin e madh është nga 100 – 2.000 lekë/m² në varësi të qëllimit të pronës dhe vendodhjes.

Taksa e tabelës
Taksa e tabelës aplikohet për të gjitha bizneset e mëdha që  vendosin emërtimin e tyre në pamjen ballore të njësisë ku zhvillojnë veprimtarinë apo në vende të tjera. Në varësi të llojit të tabelës taksa varion nga 0 – 90.000 lekë/m² në vit.

Taksa e përkohshme e infrastrukturës arsimore
Taksës së përkohshme të infrastrukturës arsimore i nënshtrohen të gjtha bizneset e mëdha që ushtrojnë veprimtarinë branda territorit të Bashkisë së Tiranës. Niveli i taksës është nga 11.000 – 27.000 lekë/vit në varësi të llojit të aktivitetit. 

Tarifa e pastrimit dhe largimit të mbeturinave
Tarifës së pastrimit i nënshtrohen të gjitha bizneset e mëdha që ushtrojnë veprimtarinë brenda territorit të Bashkisë së Tiranës. Niveli i tarifës është 20.000 – 300.000 lekë/vit, në varësi të llojit të aktivitetit.

Tarifa për zënien e Hapësirës Publike
Baza e zënies së hapësirave publike është sipërfaqja në m² e cila vihet në shfrytëzim nga bizneset e mëdha  për qëllime biznesi. Niveli i tarifës kategorizohet sipas zonave (A, B, C dhe NJA) dhe varion nga 200 – 1.500 lekë/m²

Bizneset vip
Taksa mbi ndërtesën: Çdo biznes VIP që ka në pronësi  një ndërtim dhe ushtron aktitvitet në këtë ndërtim, është subjekt i taksës së ndërtesë duke e përllogaritur në bazë të dokumenteve që vërtetojnë një pasuri të tillë. Kjo taksë kategorizohet sipas llojit të veprimtarisë dhe vendodhjes së ndërtimit dhe varjon nga 50 – 440 lekë/m² në vit.

Taksa mbi tokën bujqësore
Çdo biznes VIP që ka në pronësi tokë bujqësore është subjekt i taksës mbi tokën bujqësore të përllogaritur në bazë të dokumentave që e vërtetojnë atë. Në varësi të kategorisë së tokës bujqësore dhe vendodhjes norma e taksës varion nga 1.800 – 5.600 lekë/hektarë. 

Taksa mbi truallin
Çdo biznes VIP që ka në pronësi apo në përdorim truall është subjekt i taksës mbi truallin të përllogaritur në bazë  të dokumentave që e vërtetojnë atë. Norma e taksës për qëllime biznesi është 20 lekë/m² në vit. 

Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja
Bizneset VIP që kryejnë ndërtime të reja janë subjekt i kësaj takse. Klasifikimi si investim i ri dhe vlera përkatëse e tij përcaktohet në përputhje me legjislacionin në fuqi mbi dhënien e lejes së ndërtimit. Norma e taksës është nga 0.5% – 4% në varësi të ndërtmit dhe 8%  e çmimit të shitjes/m² për qëllime banimi ose njësi shërbimi.
 
Taksa mbi kalimin e të drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme
Taksa mbi kalimin e të drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme vendoset mbi ndërtesat dhe të gjitha pasuritë e tjera të paluajtshme  në çastin e kalimit  të së drejtës së pronësisë mbi to. Niveli i taksës për biznesin VIP është nga 100 – 2.000 lekë/m²në varësi të qëllimit të pronës dhe vendodhjes.

Taksa mbi tabelën
Taksa e tabelës aplikohet për të gjitha bizneset VIP që vendosin emërtimin e tyre në pamjen ballore të njësisë ku zhvillojnë veprimtarinë apo në vende të tjera. Në varësi të llojit të tabelës taksa varion nga 0 – 90.000 lekë/m² në vit.

Taksa e përkohshme e infrastrukturës arsimore
Taksës së përkohshme të infrastrukturës arsimore   i nënshtrohen të gjtha bizneset VIP që ushtrojnë veprimtarinë branda territorit të Bashkisë së Tiranës. Niveli i taksës është nga 18.000 – 37.000 lekë/vit në varësi të llojit të aktivitetit. 

Tarifa e pastrimit dhe largimit të mbeturinave
Tarifës së pastrimit i nënshtrohen të gjitha bizneset VIP që ushtrojnë veprimtarinë brenda territorit të Bashkisë së Tiranës. Niveli i tarifës është 38.000 – 450.000 lekë/vit, në varësi të llojit të aktivitetit.

Tarifa për zënien e Hapësirës Publike
Baza e zënies së hapësirave Publike është sipërfaqja në m² e cila vihet në shfrytëzim nga bizneset VIP  për qëllime biznesi. Niveli i tarifës kategorizohet sipas zonave (A, B, C dhe NJA) dhe varion nga 200 – 1.500 lekë/m².
(er.nu/shqiptarja.com)