Tarifat tregëtare të SHBA, Ekspertët në Kinë: Tarifat nuk do të kenë ndikim në rritjen ekonomike

Tarifat tregëtare të SHBA, Ekspertët në Kinë: Tarifat nuk do të kenë ndikim në rritjen ekonomike

Presidenti i SHBA Donald Trump dhe presidenti i Kinës Xi Jinping

SHBA-ja vuri në zbatim të premten tarifat shtesë prej 25% ndaj produkteve të importuara nga Kina me vlerë prej 34 miliardë dollarësh amerikane, duke nisur luftën më të madhe tregtare në historinë ekonomike të botës, sipas CRI-së.

Sipas ekspertëve kinezë, kjo masë e SHBA-së është hegjemonizëm tregtar tipik dhe Kina ka besimin për të ruajtur zhvillimin e vazhdueshëm dhe të shëndetshëm ekonomik.

Nga produktet kineze mbi të cilat janë vënë tarifat shtesë nga pala amerikane, me vlerë prej 34 miliardë dollarësh amerikane, afro 59 % e tyre, me vlerë prej mbi 20 miliardë dollarë amerikanë, janë prodhuar nga kompanitë e huaja në Kinë, ndër të cilat kompanitë amerikane zënë një përqindje të madhe.

Kryestudiuesi në Qendrën e Shkëmbimeve Ekonomike Ndërkombëtare të Kinës Zhang Yansheng është i mendimit se kompanitë amerikane zënë nivelet e larta në zinxhirin global të vlerës dhe Uashingtoni dëshiron t’i detyrojë kompanitë amerikane të kthehen në ShBA. Kjo përbën një prapavajtje të procesit të globalizmit dhe nuk do të ketë sukses.

“Kompanitë duhet të menaxhohen sipas ligjeve ekonomike. Lufta tregtare e nisur nga ShBA-ja s’mund të realizojë objektivin e kthimit prapa të globalizimit dhe as objektivin e proteksionizmit dhe nuk mund të shpërbëjë zinxhirin global të ofertës, i cili tani drejtohet nga kërkesa. Kina ka shtresën e mesme më të madhe në botë, një treg të madh, zinxhirin më të plotë industrial në botë dhe përqindjen më të lartë të kursimeve dhe të fondeve, të cilat mund të plotësojnë kërkesat e zinxhirit global të vlerës”, shprehet Zhang Yansheng.

Sipas të dhënave statistikore nga doganat kineze, vitin e kaluar vlera e përgjithshme e produkteve të import-eksportit të Kinës arriti në mbi 4 trilionë dollarë amerikane. Sipas nëndrejtorit të Institutit të Makroekonomisë të Kinës, Bi Jiyao, tarifat shtesë të ShBA-së ndaj mallrave kineze nuk do të shkaktojnë ndikim të madh mbi rritjen e ekonomisë kineze në një periudhë afatshkurtër:

“Vitet e fundit, rritja ekonomike e Kinës po varet kryesisht nga kërkesa e brendshme. Produktet mbi të cilat janë vendosur tarifat shtesë përfshijnë një gamë të gjerë dhe një numër të madh sektorësh. Prandaj, këto tarifa nuk do të shkaktojnë ndikim të madh te ndonjë sektor.”

Bi theksoi se, pas 40 vitesh zhvillim qysh nga zbatimi i politikës së Reformës dhe Hapjes, Kina është bërë ekonomia e dytë më e madhe në botë. Kina ka besimin dhe bazat për të përballuar hegjemonizmin tregtar amerikan.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë