Tashko: Si u zbulua Ludovik Nikaj
Tradhëtari që dorëzoi Qemal Stafën

Tashko: Si u zbulua Ludovik Nikaj<br />Tradhëtari që dorëzoi Qemal Stafën
TIRANE - Dikush troket shumë fort te dera e oborrit. Unë vajta në katin lart të shihja nga ballkoni, në se kish shumë njerëz në rrugë. Pasi sigurohem, i them Pavlinës të hapë derën. Hyn Kristo Themelkoja me nxitim.
- Koçoja është brenda? – pyet ai.
- Po - përgjigjet Pavlina.
- Tjetër kush është - pyet Kristoja.
- Po hyrë, janë ata – i thotë Pavlina.
 
Kristoja hyn duke ngulçuar.
- Ç’ka ngjarë - pyet Miladini.
- Vij nga një përpjekje me armë me milicinë fashiste, për çudi shpëtova, po kam frikë se mos është vrarë ose kapur Qemali – thotë ai.
Mbasi u qetësua pak, Kristoja na e tregoi me hollësi të gjithë ngjarjen.
 
Shokët m’ë thanë të dal jashtë e të mësoj për fatin e Qemalit. Nga shtëpia ku ndodhej Qemali me të tjerë, nuk kishin dalë të gjithë bashkë, jo të gjithë në një kohë e në një drejtim. Milicinë fashiste ata e kishin parë që po u vinte nga qyteti e në drejtim të anës së përparshme të shtëpisë. Nga prapa shtëpia nuk kish dalje, nga përpara nuk dilej dot. Kristo Themelko, një djalë i madh nga trupi, një marangoz me muskuj të fortë, rrëzoi murin e fortë të nevojtores që ish nga prapa dhe doli. Qemali priti sa u bënë gati të gjithë vajzat dhe doli po nga ajo brimë që kish hapur Kristoja, por tani duhej të kish qenë pak si vonë. Drejtimi që mori Qemali ishte në krah të kundërt me drejtimin që kish marrë Kristoja. Ai doli në fushë të hapur, kurse Kristoja kish mundur të përfitonte nga një gardh i lartë dhe nga disa shtëpira nga fundi i gardhit, që ia mbuluan rrugën për në qytet. Ç’i kish ngjarë Qemalit?

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit