ITALI -  “Viale Albania” (Rruga Shqipëria). Nga sot, kjo tabelë në Fiera del Levante të Barit - simbolin e marrëdhënieve të hershme tregtare mes Italisë dhe vendit tonë - do të bëjë të ndihen krenarë shumë shqiptarë!

“Rruga Shqipëria” u inaugurua në një ceremoni të posaçme ku mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama, presidenti i Rajonit të Puglias Michele Emiliano dhe kryetari i bashkisë së Barit Antonio Decaro.

rama itali logo

Rruga “Albania” ndodhet brenda territorit prej 280 mijë metra katrorë të panairit ndërkombëtar “Fiera del Levante”

Kryeministri Rama është i ftuari i nderit në takimin ndërkombëtar “Rrugët e reja të Levantes. Sipërmarrjet e vendeve të jugut e sfida e internacionalizmit”, që organizohet sot gjatë panairit “Fiera del Lavante”, në qytetin e Barit.

rama itali

Presidenti i këtij Panairi, Ugo Patroni Griffi, theksoi se “ky takim ndërkombëtar, është një tregues konkret i interesit të shtetit e sipërmarrjeve ndaj tematikave të hapjes së tregjeve dhe individualizmit të rrugëve të reja në zhvillimin e rritjen e shoqërive italiane në veçanti et ë vendeve të jugut në përgjithësi”.

Në orët e mesditës, në ambientet e dhomës së Tregtisë së qytetit të Barit, Kryeministri Rama zhvilloi një bashkëbisedim me sipërmarrës italianë dhe të huaj, përfaqësues të kompanive të rëndësishme multinacionale, gazetarë e ekspertë të ekonomisë botërore.
 
rama itali

rama itali

Këtë vit, panairi do të qëndrojë i hapur nga datat 12-20 shtator me pjesëmarrjen e rreth 2000 sipërmarrësve vendas dhe të huaj. 

Panairi Ndërkombëtare i Barit, i inauguruar për herë të parë më vitin 1930, çdo vit është një nga manifestimet më të rëndësishme në aktivitetin e sipërmarrjes italiane në shumë sektorë e të bashkëpunimit të tyre me vendet e territoret përreth.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)