DURRES - Kapacitet që ka aktualisht agjencia kombëtare e bregdetit nuk janë të mjaftueshme për të monitoruar të gjithë vijën bregdetare të vendit tonë, të cilat frekuntohen masivisht nga pushuesit, për pasojë duhet më shumë bashkëpunim me pushtetet vendore.
Në këtë përfundim ka dalë drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit Auron Tare, i cili ishte i pranishëm në kampin e vullnetarëve në Gjirin e Lalzit, për të analizuar puënn dy mujore të task forcës bregdetare.
“Aty ku ka qenë prezenca dhe përkujdes i institucioneve ka pasur eficenc maksimale në zonat ku ka pasur jo bashkëpunim të pushtetit lokal kemi pasur edhe raste tragjike siç ishin edhe dy mbytjet e fundit në disa zona të bregdetit shqiptar.” tha Auron tare
Ndërsa kryetari i komunës së Ishmit Sulejman Ibrahimi, shërbimin e munguar ndaj pushuesve e lidh me buxhetin e ulët, duke pranuar që ka vend për përmirësim.
“Jemi shumë dobët nga ana buxhetore prandaj kemi bërë forca të jashtëzakonshme për të bërë të mundur ti përballojmë këto situata.” u shpreh Kryetari i komunës së Ishmit Sulejman Ibrahimi
Përgjatë këtij sezoni turistik 6 pushues kanë humbur jetën, ndërsa 600 të tjerëve iu është ofruar ndihma nga taksa forca bregdetare.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO