Task-Forca për Turizmin, Manastirliu: Brenda majit vaksinohet i gjithë personeli i turizmit! Klosi: Hapet sistemi i aplikimit për stacione plazhi

Edhe këtë verë, plazhi do të na gjejë me protokolle të veçanta Anti-Covid. Por angazhimi i autoriteteve shëndetësore për të përfunduar vaksinimin e të gjithë  personelit të sektorit turistik brenda muajit maj pritet të ofrojë një sezon të sigurt e më të lehtësuar sa i përket situatës me pandeminë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi kanë marrë pjesë në mbledhjen e Task-Forcës së Turizmit për qarkun e Tiranës, ku lajmëruan masat e përbashkëta për mbarëvajtjen e një sezoni turistik të sigurt, përtej pandemisë.

Duke ndjekur nga afër procesin e vaksinimit për operatorët turistikë në zonën e Golemit, Ministrja Manastirliu u shpreh se brenda muajit maj do të përfundojë vaksinimi i të gjithë punonjësve të strukturave akomoduese, për të lehtësuar sezonin turistik.

“Deri tani kemi kryer mbi 4 mijë vaksinime në të gjithë rrjetin e tour-operatorëve. Do të vijojmë vaksinimet ashtu sikurse e kemi nisur, me intensitet të shtuar, në mënyrë që të kemi një sezon turistik më të lehtësuar. Brenda muajit maj do të përfundojmë vaksinimin e punonjësve të strukturave akomoduese, siç e kemi nisur, qoftë në qendrat e vaksinimit të përqendruar por qoftë edhe në strukturat vetë, siç jemi sot në këtë komples, ku po kryhet vaksinimi i stafeve. Do të jenë edhe këtë vit 28 qendra shëndetësore verore, me kujdes 24 orë, të cilat do të hapen përgjatë të gjithë zonave bregdetare, por edhe atyre turistike malore. Komponenti i tretë po kaq i rëndësishëm është programi i dezinsektimit të zonave turistike, i cili ka nisur sot në vijën bregdetare të Durrësit dhe në zonën e jugut dhe deri në datë 28 maj përfundon dezinsektimi i parë si proces i plazheve, duke filluar nga Velipoja drejt Shëngjinit dhe duke u finalizuar përgjatë gjithë bregdetit”, u shpreh Manastirliu.

Për të mos krijuar vonesa, ministri i Turizmit, Blendi Klosi njoftoi hapjen e sistemit të aplikimit për operatorët turistikë që duan të posedojnë një stacion plazhi me të njëjtat parimet si në vitin 2020. Ministri Klosi u shpreh se këtë vit do të kemi një sezon “covid free” dhe te siguri të garantuar në të gjitha pikëpamjet.

"Megjithatë them që edhe përse po shkojmë mirë me vaksinimin na duhet që së bashku ekspertët e dy institucioneve tona t’i paraqisni Komitetit të Ekspertëve një protokoll të caktuar edhe për vitin 2021, pasi përsëri do të duhet të kemi disa rregulla në zbatimin e këtij sezoni ashtu siç në fakt kishim edhe në vitin e kaluar por pa dyshim ja dolëm që të ishim një sezon i kontrolluar nga pikëpamja e pandemisë”.

Gjatë konsultimeve me operatorët turistikë të zhvilluara në mbledhjen e Task-Forcës të zhvilluar në Golem, Manastirliu bëri me dije masat e shëndetësisë për sezonin veror, të fokusuara në tre komponentë.

“Prioritet mbetet vaksinimi, që siç e përmenda do ta përfundojmë brenda muajit maj për operatorët turistikë. Sezoni turistik do të vijojë që të ketë në komponentët e tij edhe hapjen e qendrave shëndetësore verore. Do të jenë edhe këtë vit 28 qendra shëndetësore verore, me kujdes 24 orë, të cilat do të hapen përgjatë të gjithë zonave bregdetare, por edhe atyre turistike malore. Komponenti i tretë po kaq i rëndësishëm është programi i dezinsektimit të zonave turistike, i cili ka nisur sot në vijën bregdetare të Durrësit dhe në zonën e jugut dhe deri në datë 28 maj përfundon dezinsektimi i parë si proçes i plazheve, duke filluar nga Velipoja drejt Shëngjinit dhe duke u finalizuar përgjatë gjithë bregdetit”, tha Manastirliu.

Ministri Klosi deklaroi se do të ketë rregulla që nga siguria e jetës në plazhe, sigurimi I rendit, niveli I zhurmave, muzikës, duke garantuar komoditet për çdo pushues vendas dhe të huaj.

“Sot deklaroj publikisht nga ky takim i Task-Forcës që hapet sistemi i aplikimit për operatorët turistik që duan të posedojnë një stacion plazhi. Parimet do të jenë të njëjta si në vitin 2020. Mund të them me plotë gojën që ja dolëm të kishim një sistem shumë efikas nëpërmjet platformës sonë tashmë publike dhe shumë transparente e-albania”, tha Ministri Klosi

Edhe sezoni turistik 2021 do të ketë një protokoll sa i takon masave anticovid, për të patur një situatë të kontrolluar të COVID19 gjatë sezonit turistik.  Në një mbledhje mbajtur në Golem të Task-Forcës së turizmit për qarkun e Tiranës u evidentua edhe nevoja për monitorimin në terren të masave të sigurisë në hotele, restorante,bare dhe njësi plazhesh private.

Deri më tani janë kryer mbi 4 mijë vaksinime në të gjithë rrjetin e tour-operatorëve, ndërsa protokollet anti-Covit pritet të vendosen nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:28
Në prag të sezonit turistik, nis dezinfektimi i zonave në Vlorë dhe Sarandë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije se sot ka nisur procesi i dezinsektimit të zonave turistike në Vlorë dhe Sarandë.

Në një status në rrjetet sociale, ministrja shkruan se më pas ky proces do të shtrihet në të gjitha zonat e identifikuara nga ekspertët e shëndetit publik për një sezon të sigurt turistik.

'Në Vlorë dhe Sarandë ka nisur procesi i dezinsektimit të zonave turistike, për t’u shtrirë në ditët në vijim në të gjithë zonat e identifikuara nga ekspertët e shëndetit publik, për një sezon turistik të sigurt.’- shkruan Manastirliu.

 

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja