Task-Force ndërhyn në plazhin e Durrësit pas denoncimit në Report tv, lirohen hapërisat publike!

Dy ditë pas denoncimit të Report tv për zaptimin e plazheve publike të Durrësit, në terren ka dalë task-force. Nga kontrolli i vijës bregdetare prej Urës së Dajlanit deri në grykëderdihjen e Përroit të Agait u konstatuan dy biznese që kanë vendosur çadra e shezlong në hapësirën e dedikuar për plazhe publik.

 

Olsjan Gripshi, përfaqësues i Prefekturës së Durrës tha se: “Task-force përbëhet nga disa institucione dhe e kryeson prefekti i qarkut. Aksioni i sotëm është për plazhet publike, për t’i dhënë akses pushuesve dhe për të ndëshkuar bizneset që zaptojnë plazhet publike”.

 

Më tej sqaroi se në në këtë vijë bregdetare janë licencuar 50 plazhe private të cilët duhet të shfrytëzojnë vetem 70 për qind të rërës, ndërsa 30 për qind, në bazë të ligjit duhet të jetë e lirë për plazhe publike, pa pagesë.

 

Objekt i kontrollit të task-force janë dhe mjetet motorike ku aktualisht nuk konstatohet parregullsi. Janë miratuar 11 vendbazime por vetëm 6 subjekte janë pajisur me leje për motora uji dhe varka turistike.

R.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic