Task-Forcë për të mbikëqyrur Policinë gjatë procesit zgjedhor dhe protestave

Task-Forcë për të mbikëqyrur Policinë gjatë procesit zgjedhor dhe protestave

Prokuroria dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Brendshme, firmosën këtë të enjte një memorandum që rrit bashkëpunimin mes tyre sa i përket hetimit të efektivëve të lidhur me trafikun e zgjedhjeve. Bashkëpunimi mes Prokurorisë së Tiranës dhe SHÇBA-së, do të mbikëqyrë dhe monitorojë punonjësit e policisë gjatë dhe pas fushatës zgjedhore, masave të marra gjatë tubimeve dhe aktiviteteve të ndryshme. 

Në këtë Memorandum është rënë dakord ngritja e një Task-Force të përbashkët, me qëllim forcimin e veprimeve të përbashkëta hetimore për çështjet që lidhen me korrupsionin e zyrtarëve, lëndët narkotike, veprat penale në procesin zgjedhor, veprimet arbitrare dhe tejkalimin e kompetencave të Policisë së Shtetit gjatë ushtrimit të detyrës.

Memorandumi u nënshkrua nga Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj dhe Drejtori i Përgjithshëm i SHÇBA-së, Muhamet Rrumbullaku.

Domosdoshmëria e këtij memorandumi lindi pas problematikave të evidentuara në këtë periudhë kohore si dhe numrin në ulje të  hetimeve proaktive dhe të referimeve të proçedimeve penale.

Detyrat 
a)    Hetimet  për  implikime të subjekteve të SHÇBA-së në rastet e kultivimit, trafikimit  të  lëndeve narkotike,
b)    Mbikqyrja dhe monitorimi i subjekteve policore në respektimin e ligjit në fuqi para, gjatë dhe pas fushatës zgjedhore, Qershor 2019.
c)    Mbikqyrja dhe monitorimi i subjekteve të SHÇBA-së, për zbatimin e ligjit në fuqi,  kryesisht të masave të ruajtjes se rendit dhe sigurise publike, në aktivitete të ndryshme social kulturore dhe tubimet.
d)    Hetimeve për aktet korruptive, shpërdorimit të detyrës, favorizime të subjekteve të shërbimit  për lejimin e ndërtimeve  pa leje, kryerjen e lojrave të fatit, etj.
e)    Hetimet në lidhje me aktet korruptive në realizimin e prokurimeve publike nga ana e subjekteve të SHÇBA-së.
f)    Hetimet në lidhje me respektimin dhe garantimin e të drejtave dhe lirive personale të njeriut, gjatë ushtrimit të detyres nga subjektet e SHÇBA-së.
g)    Si dhe çdo fushë tjetër, ku implikohen subjektet e SHÇBA-së në  përmbushjen e rregullt të detyrës nga ana tyre.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka