Tatimet, afati për vetëdeklarimin
e të ardhurave deri më 30 prill

Tatimet, afati për vetëdeklarimin<br />e të ardhurave deri më 30 prill
TIRANE- Deri në datën 30 prill, të gjithë ata qytetarë, të cilët kanë të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë duhet të plotësojnë dhe dorëzojnë pranë Administratës Tatimore deklaratën vjetore të pasurisë. Të ardhuratvjetore, të cilat ato duhet të deklarojnë, janë ato të vitit 2013.
 
Procedura
Gjithsej, në këtë skemë të deklarimit të të ardhurave, për ata që kanë mbi 2 milionë lekë të ardhura vjetore, pritet të jenë 100 mijë qytetarë. Në bazë të legjislacionit "Për tatimin mbi të ardhurat", në deklaratën vjetore duhet të shënohen të dhëna mbi tatimet e paguara gjatë periudhës tatimore, për të cilën bëhët deklarimi (në këtë rast për vitin 2013), shpenzimet e zbritshme të kryera si edhe mbi të ardhurat bruto. Nga ana tjetër, edhe pse sistemi fiskal i Republikës së Shqipërisë ndryshoi me 1 janar të këtij viti, duke qenë se deklarimi i të ardhurave do të kryehet për vitin 2013, tatimet do të llogariten në bazë të sistemit fiskal që ishte në fuqi gjatë kësaj periudhe. Kjo do të thotë se tatimet priten të llogariten mbi 10% të të ardhurave vjetore.
 
Përjashtimet
Të gjithë ata persona të cilët realizojnë të ardhura gjatë një viti vetëm nga paga, për të cilat punëdhënësi i ka paguar taksat në burim, nuk do t’u duhet të plotësojnë dhe të dorëzojnë deklaratën e të ardhurave vjetore pranë organeve Tatimore.
 
Efikasiteti
Viti 2013 ishte viti i kthesës për sa i përket të ardhurave të buxhetit të SHtetit. Krahasuar me një vit më parë, gjatë vitit 2013 pati një rritje, për sa u përket të ardhurave nga akcizat dhe tatimi mbi të ardhurat personale. Zëri “Akcizat” pati performancën më të mirë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, të ardhurat nga ky zë ishin 2,2 miliardë lekë më shumë për vitin 2013 se sa një vit më parë. Zëri “Tatim mbi të Ardhurat Personale” ishte zëri me performancën e dytë më të mirë. Për këtë zë, në vitin 2013 u arkëtuan 1,2 miliardë lekë më shumë të ardhura se sa një vit më parë.
 
Shkrimi u publikua sot (19.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

‘Po përgatisim ekspozitën e re të Isa Boletinit’, stërnipi i tij për Report Tv: Foto historike dhe fakte të papublikuara më parë

‘Po përgatisim ekspozitën e re të Isa Boletinit’, stërnipi i tij për Report Tv: Foto historike dhe fakte të papublikuara më parë