Administrata Tatimore ka reagua pasditen e sotme rreth deklaratës së PD ku shpreheshin se në Drejtorinë e Tatimeve në Korçë është punësuar një person me precedentë penal.
Administrata Tatimore nëpërmjet një njoftimi sqaron opinionin publik mbi deklaratat e pavërteta sipas saj të bëra sot nga zëdhënësja e Partisë Demokratike, për punonjësin e Drejtorisë Rajonale Tatimore Korçë, Relis Mulla.
“Procedura e marrjes në punë të Relis Mulla është bërë me konkurrim të hapur sipas Ligjit Nr.8549, datë 11.11.1999, “Statusi i nëpunësit civil”; i ndryshuar. Në momentin e rekrutimit, si çdo punonjës, ka dorëzuar pranë Administratës Tatimore të gjithë dokumentacionin e detyrueshëm, i cili ndodhet në dosjen e tij personale. Punonjësi i mësipërm nuk rezulton i dënuar për asnjë vepër penale nga drejtësia shqiptare. “- thuhet në reagimin e Drejtorisë së Tatimeve
Më pas shtohet se Administrata Tatimore mirëpret cdo dokumentacion që provon të kundërtën dhe është e gatshme në çdo rast të veprojë në përputhje me ligjin për të larguar personat e inkriminuar nga radhet e saj.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com