Tatimet bllokojnë të tjera biznese/ Rama: Keqardhje për kë vazhdon avazin e vjetër dhe e paguan kaq shtrenjtë!

Tatimet bllokojnë të tjera biznese/ Rama: Keqardhje për kë vazhdon avazin e vjetër dhe e paguan kaq shtrenjtë!

TIRANE - Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook fotot e të tjeta biznesive të bllokuara nga Tatimet në kuadër të aksioneve kundër informalitetit.

"Stop informalitetit. Keqardhje për këta njerëz që vazhdojnë avazin e vjetër të shmangies së detyrimeve ndaj shtetit dhe e paguajnë kaq shtrenjtë pasojën e shkeljes së ligjit", shkruan kreu i qeverisë.

Pak ditë më parë kryeministri Rama bëri paralajmërime të forta ndaj bizneseve se nëse do të shmangin detyrimet tatimore, shteti do të marra masa të ashpra ligjore, deri në mbyllje të bizneseve, siç ka ndodhur në rastet e mëposhtme. 

Në mesin e subjekteve të bllokuara, janë edhe vila dhe ambiente që shërëbejnë si dhoma me qira gjatë sezonit veror, të cilat nuk i deklarojnë të gjitha dhomat që lëshojnë, ose deklarojnë çmime më të ulëta të dhënies me qira për të shmangur detyrimet tatimore.Dy ditë më parë Rama tha se ka raste në Sarandë ku një dhomë lëshohet me 550 euro nata, por që nuk derdhin asnjë kontribut në Tatime.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fluksi i emigrantëve për Vitin e Ri/ Hoxha inspekton Kakavijën: Greqia mori masa për lehtësim kalimi

Fluksi i emigrantëve për Vitin e Ri/ Hoxha inspekton Kakavijën: Greqia mori masa për lehtësim kalimi