Evazion fiskal/ Bllokohet hoteli i ish-deputetit të PD-së në Elbasan, Rama nxjerr fotot: Numërimi mbrapsht ka nisur

Bllokohet në Llixha të Elbasanit hoteli i ish-deputetit të PD-së në Elbasan, Aurel Bylykbashi. Kryeministri Rama ka publikuar foton e hotelit të bllokuar gjatë aksionit anti-informalitet, po ka fshirë emrin, ndërsa Report Tv mëson se bëhet fjalë pikërisht për hotelin e ish-deputetit të PD-së në Llixha. Kryeministri shkruan se numërimi mbrapsht ka nisur dhe humbja do të jetë e rëndë për çdo shkelës.

"Stop informalitetit. A i’a vlen humbja që sjell bllokimi ligjor për përfitimet nga shkelja e ligjit?! Kushdo që shkel ende ligjin le t’i bjerë lapsit. Numërimi mbrapsht ka nisur dhe humbja do të jetë e rëndë për çdo shkelës" thotë Rama në një postim në Facebook. Bylykbashi pak javë më parë u shoqërua në polici, pasi gjatë krijimit të Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë tha: Ka vëllavrasje, ka luftë civile? Le të ketë!! (lexo ketu)

Foto e publikuar nga Rama e hotelit te bllokuar ne Llixha te Elbasanit

Hoteli ne Llixha te Elbasanit

Ndërkohë që në zbatim të planit operacional për luftën kundër informalitetit ministrja Anila Denaj vizitoi dje dy biznese në Tiranë nga ku u shpreh se synimi është ulja e informalitetit dhe eliminimi i konkurrencës së pandershme. Ministrja garantoi të gjithë bizneset që zbatojnë ligjet në fuqi se nuk duhet të shqetësohen nga inspektimet dhe monitorimet e administratës tatimore, pasi objektiv është ulja e informalitetit dhe sigurimi i konkurrencës së ndershme në treg, por theksoi se nuk do të hezitohet në marrjen e masave ndaj çdo subjekti apo njësie tregtare që shkel ligjin. “Garantoj të gjithë bizneset që kushdo që është në mbështetje të procedurave ligjore nuk ka pse të ketë asnjë shqetësim nga inspektimi, as nga tatimi, por mbi të gjitha duhet të trembet nga gjoba nëse në mungesë të respektimit të ligjit ajo gjobë do të vendoset, pasi është në të mirë të konkurrencës së ndershme dhe në respekt të punës, vullnetit tuaj dhe përpjekjeve tuaja që konkurrenca e ndershme të vendoset në vend. Asnjë problem nëse ligji zbatohet, asnjë shirit nëse ligji zbatohet”, u shpreh Ministrja.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë informoi bizneset mbi nisjen e zbatimit të Planit Operacional në luftën kundër informalitetit, zbatim i cili do të jetë i vazhdueshëm dhe do të angazhojë jo vetëm Ministrinë dhe administratën tatimore, por edhe institucione të tjera shtetërore. “Plani Operacional nënkupton që strukturat brenda administratës tatimore, në ministri, dhe së bashku me institucionet e tjera që nuk është vetëm administrata tatimore, është Inspektorati i Punës dhe institucione të tjera, të sigurojnë që Plani Operacional të jetë i vazhdueshëm, në përpjekje për të respektuar ndershmërinë ndaj zbatimit të ligjit dhe mbi të gjitha konkurrencën e ndershme”, theksoi Ministrja Denaj.

Para dy ditësh, kreu i qeverisë, Edi Rama paralajmëroi  “furtunë” te Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, pas shkarkimit të drejtorit Enton Duro. Në prezantimin e drejtoreshës së re të Tatimeve, Delina Ibrahimajn, Rama theksoi se rezultati do të jetë bazik për çdo drejtor e punonjës të administratës shtetërore. Duke iu drejtuar të gjithë bizneseve në vend ai u bëri thirrje që të lëshojnë rregullisht faturat, pasi në të kundërt pasojat do të jenë të rënda.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Unlocker AL: 17/07/2019 18:13

    vetem keto te PD se kan hotele po keta te PS cfare kane ....pse nuk e fillon me te vetet ky

    Përgjigju
  • Llaf i sigurr: 17/07/2019 10:55

    Nuk esht e vertet qe ja kan bllokuar per evazion fiskal por se po shiste kummbull pa pjek buz rruges pa kas fiskale.

    Përgjigju
  • Geke: 17/07/2019 09:13

    Hahaha gallate... konkurence e pandershme thone, perballe dyqanit tim eshte nje kioske qe shet te njejtat gjera si une dhe nuk ka as license e as kase fiskale, sa here qe vijne tatimoret per kontroll i them te kontrollojne kiosken se ska asnje dokument dhe eshte konkurrent i drejtperdrejte me mua, tatimoret me thone “ska cte duhet ty”..... Shtet qe cdo gje e ben vetem per fasade....

    Përgjigju
    • Titi: 17/07/2019 12:21

      Beji foto, ankohu ne bashki. Merr pergjigje me protokoll, mere emrat e inspektoreve, bej dickaaaa o burre nxirre ne portable ne FB coma kryeministrit

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale