Tatimet do të rimbursojnë TVSH-në e prapambetur deri në muajin qershor

Tatimet do të rimbursojnë TVSH-në e prapambetur deri në muajin qershor

Ministria e Financave si dhe Drejtoria e Tatimeve kanë hartuar një skemë për rimbursimin e tatimit mbi vlerën e shtuar ndaj bizneseve. Deri në fund të muajit prill, stoku i TVSH së parimbursuar arriti në total vlerën e 15 miliardë lekëve, shumë që ka vënë në vështirësi aktivitetin financiar të shumë kompanive. Sipas kësaj skeme, prioritet në rimbursim do të kenë kompanitë eksportuese si dhe sektori fason, të cilët janë prekur edhe nga zhvlerësimi i euros. Sipas kreut të Tatimeve, deri në muajin qershor situata e rimbursimit do të normalizohet. Nga totali i stokut të TVSH, 10 miliardë u përkasin kompanive më të mëdha, që do të shlyhen me këste. Ndërsa nga data 1 korrik për çdo kompani do të respektohet afati 30 ditor për rimbursim.

Rimbursimi i TVSH-së është një nga problemet më të mëdha që kanë administrata fiskale ndaj bizneseve. Edhe FMN dy ditë më parë apeloi që këto detyrime të shlyhen pasi ato krijojnë një situatë negative financiare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

SHBA paketë e re ndihme afatgjatë për Ukrainën, 1 miliardë vetëm për mbrojtjen ajrore dhe artilerinë

SHBA paketë e re ndihme afatgjatë për Ukrainën, 1 miliardë vetëm për mbrojtjen ajrore dhe artilerinë