Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se se data 12 shkurt 2018 është afati i fundit për dorëzimin e deklaratës vjetore të Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin për vitin 2017.

Kjo deklaratë vjetore duhet të dorëzohet nga çdo tatimpagues, subjekt i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël, me qarkullim 5-8 milionë lekë, ku të jepen hollësisht të ardhurat gjithsej, shpenzimet e zbritshme, fitimi i tatueshëm, tatimi për t’u paguar, si dhe çdo hollësi tjetër e përcaktuar me udhëzim të Ministrit të Financave për plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës tatimore vjetore.

Po kështu edhe nga të gjithë tatimpaguesit e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin me qarkullim vjetor nga zero deri në pesë milionë lekë.