Tatimet kërkojnë shpalljen
e Rezart Taçit të falimentua

Tatimet kërkojnë shpalljen<br />e Rezart Taçit të falimentua
TIRANE- Drejtoria Rajonale e Tiranës për Tatimpaguesit e Mëdhenj (NJTM) pranë administratës tatimore, ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të kryeqytetit shpalljen si të falimentuar për dy nga kompanitë më të mëdha të sektorit të hidrokarbureve këto vitet e fundit.
 
Të dy kompanitë deri tani kanë qenë në pronësi të biznesmenit Rezart Taçi, i cili, siç dihet, këtë vit u detyrua të shesë aktivitetet e tij, si: ARMO, etj; për shkak të borxheve të papërballueshme.
 
Në kontratën, e lidhur me një firmë të panjohur nga Ishujt e Virgjër Britanikë, pas së cilës dyshohet se fshihen biznese nga Azerbajxhani, Taçi angazhohej që, për pesë vjet, të mos merrte pjesë direkt në tregun e hidrokarbureve. 
 
Padia e parë civile e ngritur nga Tatimet ka të bëjë me shpalljen e falimentit për kompaninë e tij “Taçi Oil International Trading sha”.
 
Kjo padi është regjistruar në Gjykatë më datë 25 shtator.
 
Ndërkohë, padia e dytë ka të bëjë me kërkesën për proces falimenti edhe për kompaninë e tij KUID të shitjes së produkteve hidrokarbure.
 
Edhe kjo padi është regjistruar në të njëjtën datë, ndërsa Gjyqtarë të çështjeve janë caktuar përkatësisht Bledar Abdullai dhe Mariana Shegani (Dedi).

Detaje të çështjes civile Nr. 17559
Gjykata e shkallës së parë

faksimile e gjykates per tacin
Detaje të çështjes civile Nr. 17558
Gjykata e shkallës së parë

faksimile e gjykates per tacin 1

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Fabio Capello 'shigjeton' Spallettin: Shumë konfuzion, tjetër gjë të bësh trajnerin e Italisë! Më vjen turp

Fabio Capello 'shigjeton' Spallettin: Shumë konfuzion, tjetër gjë të bësh trajnerin e Italisë! Më vjen turp