Tatimet kontroll rutinë te Syri.net/ Presidenti dhe opozita: Jemi të shqetësuar, po i bëhet presion medias së pavarur

Tatimet kontroll rutinë te Syri.net/ Presidenti dhe opozita: Jemi të shqetësuar, po i bëhet presion medias së pavarur

TIRANE-Punonjësit e tatimeve kanë kryer një kontroll rutinë në redaksinë e portalit Syri.net dhe televizionit Syri Tv ditën e sotme. Por kontrolli nuk është pritur mirë nga drejtuesit, që e kanë cilësuar si presion. Për ngjarjen ka reaguar edhe opozita. Presidenti i Republikës Ilir Meta thotë se po e ndjek me shqetësim kontrollin, që ai e cilëson të beftë në një media që sipas tij është e pavarur.

"Po ndjek me shumë shqetësim dhe vëmendje kontrollin e beftë tatimor, që po ushtrohet sot ndaj mediave të pavarura Syri.net dhe Syri TV. Me shpresën se ky kontroll hetimor të mos ketë prapavijë politike, Presidenti Meta thekson se  çdo goditje ndaj institucionit të medias, është sulm ndaj demokracisë.  Duke sjellë në vëmendje konkluzionet alarmante të raporteve të fundit të “Freedom House” dhe “Reporterëve pa kufij”, sipas të cilave media sot në Shqipëri është më pak e lirë dhe e pavarur, Presidenti i Republikës përsërit thirrjen e tij publike për të ndaluar të gjitha sulmet verbale e fizike, presionet e shantazhet ndaj gazetarëve, që fatkeqësisht janë shpeshtuar kohët e fundit.

Nuk duhet të harrojmë se liria e të shprehurit është e drejtë themelore e njeriut dhe shtyllë e pazëvendësueshme e jetike për një shoqërie moderne demokratike. Presidenti Meta shpreh solidaritetin e Tij të plotë me të gjithë komunitetin e gazetarëve shqiptarë, duke garantuar se do të jetë në krah të misionit të tyre, në shërbim të lirisë, të qytetarëve dhe të konsolidimit të të gjithë sistemit tonë demokratik" shkruan ai. E pranishme në momentin e verifikimit nga tatimet ka qenë edhe ish-deputetja demokrate Albana Vokshi, ish-kryetare e komisionit të Medias. Albana Vokshi e cilëson si hakmarrje politike të Edi Ramës.

"Edi Rama po pëdor të gjitha mjetet për t’i mbyllur gojën Syri.net, një nga mediat më kritike ndaj tij. Kur Rama nuk e ble dot, nuk ia del që t’i mbyllë gojën me para medias kritike, ndërmerr të tilla akte urrejtjeje, duke shantazhuar gazetarët dhe drejtuesit e kësaj mediaje me arrest. Edhe një javë më pare, Edi Rama me urdhër politik, shoqëroi gazetarët e SYRI.net, i kërcënoi dhe i ndaloi për disa orë, një veprim që është një shantazh i pastër prej tij kundër lirisë së medias. Sot ka ngritur shtetin në këmbë. Ka urdhëruar nipin e Gramoz Ruçit, i njohur nga denoncimet në media për veprat e tij penale për trafik droge apo për vjedhje dhe që sot drejton Hetimin Tatimor.

Pra, aty ku nuk i funskionon blerja me para, përdor mekanizmat e tjerë shantazhues kundër medias kritike, kundër fjalës së lirë. Pa media të lirë nuk mund të ketë përparim të Shqipërisë në rrugën e Bashkimit Europian. Media e pavarur, jo e kërcënuar, jo e shantazhuar nga institucionet shtetërore, siç ndodhi sot me urdhër të Edi Ramës, është kusht për hapjen e negociatave. Prandaj, Edi Rama duhet të ndalojë sulmin ndaj mediave kritike, ndaj gazetarëve, analistëve, duhet të ndalojë sulmin ndaj Syri.net dhe drejtuesve të tij. PD po informon të gjitha organizatat ndërkombëtare me seli në Tiranë, OSBE, Bashkimin Europian, të gjitha institucionet e BE-së dhe KE-së dhe organizatat e medias. Jam e sighurt se inspektorët e tatimeve nuk kanë shkuar për inspektim në televizionet e tjera për të verifikuar, nëse ka apo shkelje si në rastin e Syri.net"theksoi Vokshi. 

Ndërkohë që nuk ka munduar edhe reagim i LSI-së në krah të portalit. "Edi Rama dhe fjala e lirë nuk mund të rrijnë bashkë! Sot, në redaksinë e Syri.net ka mësyrë banda kriminalo-tatimore e Edi Ramës duke u sjellë me atë institucion mediatik si të ishte duke shkelur ligje, duke vendosur nën presion gazetarët dhe drejtuesit.Ky është sulmi i dytë i mirëmenduar i Edi Ramës ndaj Syrit, pas kërcënimeve publike që ka bërë vazhdimisht dhe pas shoqërimit në komisariat të gazetarëve me urdhrin e tij dhe të ministrave të qeverisë së tij. Ky sulm nuk vjen kot, por sepse Syri.net ka qenë një prej mediave që ka pubkikuar të gjitha aferat korruptive të Edi Ramës, përfshirë edhe planet e tij antikombëtare për copëtimin e Kosovës.

Këtë dhunë shtetërore përjetojnë të gjithë mediat e lira që bëjnë detyrën e tyre e denocojnë aferat korruptive e kriminale të Ramës. Atëherë kur nuk ja del ta blejë median e ti mbyllë gojën me koncesione e tendera, Rama bën çdo gjë për ta mbyllur atë, siç është rasti i Agon Channel që me gjyqet ndërkombëtare mund ti kushtojë Shqipërisë qindra miliona euro. Lëvizja Socialiste për Integrim është në krah të medias së lirë dhe të çdo qytetari shqiptar që i shkelet e drejta kushtetuese për tu shprehur, protestuar apo zhvilluar aktivitetin e tij privat konform ligjeve të Republikës së Shqipërisë. Ne nuk do të ndalemi në aksionin tonë politik derisa ta shohim të rrëzuar këtë qeveri që po tenton të ri instalojë diktaturën në vendin tonë" shkruan ish-deputetja Kejdi Mehmetaj.

Syri.net u vendos nën mbrojtjen e Presidentit dhe opozitës pas lajmit të rremë për tërmetin ku Edi Rama tha se do të merren masa për pasojat që solli duke nxjerrë në rrugë të gjithë qytetarët e Tiranës. Prokuroria nis hetimet për rastin e përhapjes së panikut duke marrë në pyetje gazetarin që bëri lajmin dhe pjesën tjetër të redaksisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ismail: 23/04/2020 20:37

    Sepse ne presim liri te levizjes jo burgosjen,cdo njeri eshte i vete dijshem per cfar mdodh,pergjegjesi individuale jo zgjatje pa afat e pa kuptim.

    Përgjigju
  • ERP: 03/10/2019 19:14

    Kjo medie e pavarur?!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip